Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në qytetin e Selanikut pas një operacioni antidrogë.
Sipas “Protothema.gr”, dy shqiptarët janë kapur me 23 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti, mësohet se janë të moshës 26 dhe 38 vjeç. Hetimet tregojnë se droga vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun e Selanikut. Shqiptarëve gjithashtu u janë sekuestruar rreth 3 mijë euro, automjeti me të cilin lëviznin dhe 9 aparate celular.
Hetimet vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorë të tjerë të shqiptarëve nëkëtë aktivitet.