Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

22-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti: Unifikim rreth BE

2023/08/13 at 8:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
22-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti: Unifikim rreth BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për bashkim, me rastin e 22-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të krijuar raporte të reja shoqërore-politike për ta ndërtuar shtetin që sot quhet Maqedonia e Veriut.

Ahmeti përmes një video-mesazhi tha se bashkimi “rreth frontit europian” është nevojë dhe përgjegjësi historike.

“Në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit bëj thirrje për bashkim, unifikim rreth frontit europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për ta siguruar të ardhmen. Vetëm të bashkuar jemi më të fortë”, tha Ahmeti.

Ai tha se pas luftës dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001, tani po tejkalohen “barrierat e fundit të barazisë së shumëkërkuar”.

Ndër të tjera, Ahmeti theksoi se gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar tani janë zyrtare dhe se shqiptarët janë pjesë e të gjitha dikastereve qeveritare.

“Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, me rajonin, të cilat edhe po i unifikojnë kufijtë”, tha Ahmeti.

Maqedonia e Veriut është para një procesi ku do t’i duhet të lëvizë në përpjekje për t’i shpëtuar bllokimit të procesit të integrimit të vendit në BE. Parakusht në këtë rrugë është çështja e ndryshimit të Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në preambulë.

Duke qenë kështu, Ahmeti bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve pasi tha se “vendimet e mëdha kërkojnë guxim, e jo kalkulim; kërkojnë vizion, e jo shkurtpamësi; kërkojnë prirje, e jo struktim”.

Etiketa: ali ahmetimaqedonia e veriutMarrëveshja e Ohrit

Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
Spitalet e Arizonës të mbingarkuara nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë

Spitalet e Arizonës të mbingarkuara nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari

Elbasan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset 25-vjeçari

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbërrin në Himarë me helikopter

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbërrin në Himarë me helikopter

TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com