Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

22-vjeçarja nga Tirana dashurohet në Instagram me “mjekun në Angli”,përfundon e mashtruar

2023/04/07 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
22-vjeçarja nga Tirana dashurohet në Instagram me “mjekun në Angli”,përfundon e mashtruar

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një mesazh nga një qytetare e cila është ankuar për një valixhe me para. Ajo thotë se kërkon ndihmë për një valixhe të nisur nga Anglia, që sipas saj, ka mbetur tranzit në Turqi.


E reja, e cila kërkon të mbetet anonim, tregon se i është nisur valixhja në datën 7 Mars dhe përmbante një shumë prej 10 mijë Eurosh, një telefon dhe disa dhurata. Në datën 9 Mars kontaktohet nga një numër turk, që prezantohet si një kompani që i kërkon të bëjë disa pagesa, për të marrë valixhen.

“Jam një vajzë nga Tirana, më ka sjellë dikush nga Anglia një porosi, një valixhe, ma kanë sjellë në datën 7 por është bërë tranzit në Turqi. Një kompani turke më ka dërguar në ËhatsApp që thonin se duhet bërë një pagesë për një shumë 1550 Euro për zhdoganim. Pastaj unë e paguajta atë edhe pastaj më nxirrte disa gjëra të tjera për një shumë që duhet të paguaja, se në atë valixhe kishte një shumë 10 mijë Euro edhe disa sende personale dhe ca lodra fëmijësh. Ndërkohë që unë e paguajta prapë një shumë tjetër 550 Euro. Valixhja është në Turqi akoma dhe jam shumë e shqetësuar për të sepse thjesht nxjerrin justifikime, gjëra që unë dua t’i paguaj ndërkohë që paguajta 2200 Euro. Kërkojnë akoma sepse nuk ma kanë sjellë akoma bagazhin edhe kjo më shqetëson. Kam komunikuar me kompaninë që më thonë është në Turqi dhe bëje pagesën të ta sjellim të hënën, ca gjëra të tjera, do vijë sot e do vijë nesër”, thotë denoncuesja.

Zonja ka paguar deri tani 2500 Euro dhe vazhdojnë t’i kërkojnë edhe 550 Euro që t’i mbërrijë valixhja. Po si ka nisur e gjithë kjo histori? Zonja tregon se është njohur në rrjetin social Instagram me një person të huaj 6 muaj më parë.

Ai i ka thënë se jeton në Angli ku punon si mjek, dhe është me origjinë nga Australia. Personi në fjalë, me të cilin ka krijuar raport romantik, është 41 vjeç, ndërsa vajza këtu në Tiranë është 22 vjeç dhe të dy kanë nga një fëmijë.

Në kushtet kur bënin plane për të ardhme të përbashkët, ai tha se i nisi një valixhe me dhurata e 10 mijë Euro.

“Ne jemi njohur para shumë kohësh në Instagram, thjesht biseda e parë ka qenë si shok. Pastaj filloi pak më shumë se shokë, jemi njohur para 6 muajve. Flasim, diskutojmë, por mbrapa filloi diçka pak më e tepërt se shok. Ky është me origjinë nga Australia por jeton në Angli. Më ka prezantuar me vëllain e tij që e njoh pak. Gati përnatë flasim me njëri-tjetrin. Kur jemi me kamera flasim shumë pak në gjuhën angleze se nuk e di tamam, më shumë me të shkruajtur. Ai më thotë shumë shpesh që nuk dua të të humbas edhe thjesht për një familjar që të bashkëjetojë me mua dhe të jemi një familje. Do jetonim në Angli. Më ka thënë që punon doktor. Edhe punon nga ora 7 e gjysmë deri në orën 20:00. Thjesht në darkë flisnim më gjatë. Vendosi të më dërgonte një bagazh në datën 6 Mars. E dua akoma. Ai është 41 vjeç, unë jam 22 vjeç, aq shumë e dua”, vijon denoncimin.

Gazetarja e “Stop” u interesua në të gjitha hallkat, por rezultoi se gjithçka ishte një mashtrim dhe të gjitha indiciet ishin të sakta.

Eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi paralajmëron se duhet patur kujdes me komunikimin në rrjetet sociale, pasi rastet e mashtrimit janë përhapur shumë nga Nigeria, Turqia apo dhe vende të tjera.

Eksperti Tomi Kallanxhi: Sot është edhe e kollajtë për të marrë një numër Turqie, Anglie, Zvicre e çfarëdo shteti që mund të imagjinosh dhe mund të shkruash si një person sikur je nga ai shtet. Por në shumicën e rasteve nga ndodhin këto skamet janë nga shtete si puna e Nigerisë ose shumica e këtyre që quhet skam në gjuhën teknike vijnë nga Nigeria, vijnë nga Afrika në shumicën e rasteve por nuk është çudi të jenë edhe në Turqi ose në vende të tjera të afërta si Siria, Pakistani, Bangladeshi. Vetëm nga këto mashtrimet në internet, ekonomia nigeriane qarkullon rreth 100 miliardë Dollarë, dhjetëfishi i GDP së shtetit shqiptar që vijnë vetëm para nga mashtrimet në internet. Nuk duhet të biem pre asnjëherë. Gjithmonë nga njohjet online duhet të jemi shumë skeptikë. Duhet të jemi me skepticitetin që një pasuri nuk vjen një ditë të bukur nga askush që nuk të ka takuar asnjëherë dhe mos pretendoni të jepni para për të marrë para se ai që do të japë para thjesht ja u jep. Këto quhen mashtrime emocionale. Ato fillojnë të dashurohen me këta, këta i nisin para. Në Amerikë ka arritur që një zonjë i ka çuar rreth diku te 2 milionë Dollarë një individi të caktuar vetëm se ishte dashuruar pas tij./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Bota

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

21 Nëntor, 2025 11:01 am
21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
Aktualitet

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 Nëntor, 2025 10:47 am
Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
Kryesore

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

21 Nëntor, 2025 10:36 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

21 Nëntor, 2025 10:32 am
Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
Bota

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

21 Nëntor, 2025 10:31 am
Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Para
Krijohet këshilli i dijetarëve në UEFA, shumë legjenda bëhen bashkë për futbollin

Krijohet këshilli i dijetarëve në UEFA, shumë legjenda bëhen bashkë për futbollin

“Putin vuan nga Parkinsoni dhe kanceri”

Lufta në Ukrainë dhe objektivi i ri i Putinit me SHBA

E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

Lezhë/ Makina përplas për vdekje 43-vjeçarin
















TE FUNDIT

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Përmbytje në Vietnam, mbi 50 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
21 Nëntor, 2025

Një valë e reshjesh shiu goditi Vietnamin qendror këtë javë, duke shkaktuar përmbytje historike. Numri i të vdekurve dhe i...

Lexo më shumë

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 banesa nën ujë në Fier, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë
21 Nëntor, 2025

Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të...

Lexo më shumë

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
21 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit...

Lexo më shumë

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
21 Nëntor, 2025

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com