Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

22-vjeçarja nënë e 2 fëmijëve:Vjehrra shkatërroi lidhjen tonë të dashurisë

2016/06/30 at 9:28 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
22-vjeçarja nënë e 2 fëmijëve:Vjehrra shkatërroi lidhjen tonë të dashurisë

22-vjeçarja Alda Alushi ka marrë urdhrin e mbrojtjes nga policia e Durrësit, pas arrestimit të bashkëshortit Bledar Alushit, i cili pasi e dhunoi fizikisht e kërcënoi me jetë me një pistoletë, në kokë, në prani të fëmijëve të mitur një ditë më parë.


Shkak sipas policisë ka qenë sherri i vazhdueshëm dhe ndërhyrja e vjehrrës, mamasë së bashkëshortit në jetën e çiftit. E shoqëruar nga prindërit e saj, 22-vjeçarja ka marrë të gjitha sendet personale në banesën që ndau për 6 vjet me familjen e burrit e shoqëruar nga policia.

Historia e dashurisë

Alda Alushi (Kurti), është me origjinë nga Burreli, dhe për të tu martuar me njeriun e saj të zemrës Bledarin ka kaluar të gjitha peripecitë më të mëdha të mundshme. Kundër i pati të gjithë, familjen, miqtë e të afërmit.

Familja e saj e mbërritur nga zonat e Burrelit u vendos në Kodër Vilë, ndërsa poshtë kodrës në Currila banonte Bledari. Ata u njohën kur vajza ishte 15 e djali 16-vjeçar, i komunitetit rom.

Dy të rinjtë janë dashuruar me njëri-tjetrin dhe premtuan se do të martoheshin. Me të mësuar faktin se i dashuri i vajzës i përkiste komunitetit Rom, prindërit e vajzës kanë bërë të pamundurën për ti ndarë. Madje e kanë mbyllur brenda në shtëpi, dhe ushtruan presion me të gjitha mënyrat që vajza të mos martohej me djalin nga komunitetit Rom.

Në moshën 16 vjeçare vajza është arratisur nga shtëpia e prindërve dhe ka shkuar të jetojë në një banesë të thjeshtë ish kabina plazhi së bashku me familjen e Bledarit, aso kohe 17-vjeçar. Prindërit e vajzës tentuan disa herë të prishnin martesën e vajzës së tyre, madje edhe duke bërë denoncim në polici, se vajza është minorene e rrëmbyer, por e bindur për dashurinë Alda nuk u nda nga bashkëshorti.

Me dy fëmijë të mitur dhe pa një punë stabël për të dy prindërit e rinj, midis çiftit ka patur kontradikta. Të afërm të familjes bënë me dije se ajo kishte nisur një javë më parë punën në një rrobaqepësi, ndërsa bashkëshorti punonte si peshkatar amator për të siguruar të ardhura.

Alda është 22 vjeçe ndërsa bashkëshorti 23 vjeç, prindër të dy fëmijëve, 2 e 5 vjec.

Ngjarja kriminale

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së datës 27 qershor në lagjen numër 1 në Currila në Durrës, 23-vjeçari Bledar Alushi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij Aldën në prani të dy fëmijëve të tyre të mitur. Shkak sipas policisë kanë qenë debate e vazhdueshme midis vjehrrës dhe nuses.

Konflikti midis çiftit ka degjeneruar edhe më tej, ndërsa 23-vjeçari ka kërcënuar me armë në kokë gruan e tij. Pas kësaj bashkëshortja ka lajmëruar policinë e qytetit bregdetar e cila ka arrestuar bashkëshortin dhunues. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një armë zjarri tip pistoletë model-54një krehër pistolete me gjashtë fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. /Gazeta Shqiptare



Ju sugjerojmë

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
“Rama po sulmon Prokurorinë, përgjimi me urdhër të tij”

Qeveria i heq me ligj Llallës dosjet e mëdha të korrupsionit

Dhurata Dora në lidhje me 2 Ton?!

Dhurata Dora në lidhje me 2 Ton?!

Peshkatarët e Durrësit hidhen në protestë

Peshkatarët e Durrësit hidhen në protestë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com