Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një operacion, ku janë duke u intervistuar zyrtarë policor dhe qytetarë të Kosovës nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të korrupsionit. 21 policë, kryesisht serbë nga njësia e trafikut po intervistohen nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Siç njofton Arbër Beka nga IPK prokurori i shtetit do të dalë në një konferencë ku do të flasë me detaje për këtë rast. Zëdhënësi i Inspektoratit, Beka ka thënë se nga ky aksion pritet të ketë edhe arrestime. Ai shtoi se ky proces është duke u zhvilluar pas një hetimi disa mujor./klankosova