Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“21 janari”, Rama: Krim shtetëror! Prokuroria e Tiranës është tallur, drejtësia e re të reagojë 

2023/11/24 at 2:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“21 janari”, Rama: Krim shtetëror! Prokuroria e Tiranës është tallur, drejtësia e re të reagojë 

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shyp për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për “21 janarin”. 

Sipas tij ky është një krim shtetëror, që sado të vonoje e vërteta do të zbardhet. 

Rama tha se Prokuroria e Tiranës është tallur me këtë çështje, ndërsa orientoi drejtësinë e re që të reagojë sa më parë. 

“Gjykata e Strasburgut ka nxjerrë një vendim shumë domethënës, shumë kuptimplotë, shumë të qartë lidhur me një krim shtetëror, që prej më shumë se 1 dekade është mbuluar nga pluhuri. 

Jam këtu për të risjellë peshën e jashtëzakonshme të këtij vendimi. Krime shtetërore si ai 21 Janarit, historia tregon se vonojnë shumë, por nuk mbeten kurrë pa u zbardhur.. 

Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje me Kushtetutën, me ligjin, edhe me dhimbjen e familjarëve të viktimave, por edhe të gjithë shoq për të njohur deri në fund të vërtetën. E ka trajtuar si leckë një provë të re të dalë para disa muajsh. Është kohë që drejtësia e re të reagojë, pasi që kur ky krim ka marrë rrugët e prokurorive e gjykatave, ka ndryshuar struktura e drejtësisë dhe personaliteteve. 

Urdhri ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër, Gjykata vë gishtin edhe te krimi i pengimit të drejtësisë. Është e qartë në vendim se autoritetet ekzekutive kanë peng në mënyrën më brutale zbardhjen e këtij krimi. 

Unë e kam bindje të palëkundur që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por mund të vazhdojë të vonohet. Për këtë arsye jam këtu, duke i shprehur këto konsiderata, sepse është e rëndësishme për moralin e sistemit të drejtësisë, për moralin e institucioneve të reja të drejtësisë, që të mos vazhdojë kalvari i familjeve të viktimave, të mos rri pezull e gjithë shoqëria për shkak të këtij krimi dhe të mos vazhdojë tërheqja e mos këputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike përballë domosdoshmërisë së bërjes deri në fund drejtësisë për 21 janarin. 

Përballë krimit shtetëror të 21 Janarit, të gjitha të tjerat kanë rëndësinë e tyre, por janë shumë herë më pak në mundësinë për të vendosur themelin e ri të drejtësisë, që sapo ka nisur të ndërtohet. Nëse 21 Janari mbetet në ajër, edhe themeli i ri i drejtësisë nuk e mban dot të gjithë peshën e jashtëzakonshme të misionit që ka drejtësia në një vend demokratik, ku askush nuk është mbi ligjin, askush nuk mund të marrë jetë”,-tha Rama. 

Ju sugjerojmë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Para
Kaosi në Kuvend/ Rama: Do presim që drejtësia të veprojë mbi ata që forcërisht pengojnë punën e të tjerve

Kaosi në Kuvend/ Rama: Do presim që drejtësia të veprojë mbi ata që forcërisht pengojnë punën e të tjerve

Akuzat e Berishës për tenderat, Rama: Familjarët e mi s’kanë përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike

Akuzat e Berishës për tenderat, Rama: Familjarët e mi s'kanë përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike

Rama:S’mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme. Do rishikojmë ligjin

Rama:S'mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme. Do rishikojmë ligjin

TE FUNDIT

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com