Mëngjesin e sotëm është paraqitur në SPAK Agim Deda, vëllai tjetër i Hekuran Dedës, i cili u vra në 21 janar të vitit 2011 para godinës së Kryeministrisë.
Deda është paraqitur për llogari të hetimeve për vrasjet gjatë protestës së opozitës së asaj kohe në bulevard.
Kujtojmë se një ditë më parë u paraqit vëllai tjetër, Zabit Deda, i cili dha për gati një orë dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK, që po hetojnë “21 janarin”.
“Ato që na kërkuan i thamë. Shpresojmë se do zbardhet”, tha Zabit Deda në një deklaratë për mediat.