Familjarët e viktimave të “21 janarit” kanë bërë kallëzim të ri në SPAK, kundër kreut të PD Sali Berisha, ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.
Ky kallëzim vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Në protestën e “21 janarit” , të organizuar nga PS, asokohe në opozitë mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ndërsa në përkujtimoren e 12 Partia Socialiste dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bënë kallëzim të ri penal në SPAK për “21 Janarin.”
Ndërkaq SPAK shpalli moskopetencë duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës.