Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

21 Janari, e veja e Aleks Nikës i shkruan Eduard Kukan: S’kemi më besim…

2016/02/07 at 3:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
21 Janari, e veja e Aleks Nikës i shkruan Eduard Kukan: S’kemi më besim…

Një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein, bashkëshortja e Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve më 21 Janar 2011, u kërkon të takohen.

Në një “e-mail” dërguar eurodeputetëve, siguruar nga Top Channel, Rajmonda Nika duket se i ka shuar shpresat për të gjetur drejtësi për bashkëshortin e vrarë, ndaj dhe i ka hedhur shpresat nga ndërkombëtarët.

“Me sinqeritet dëshiroj që Ju ta dini se, më shumë se kurrë, me shumë dhimbje, tashmë çështja jonë nuk është një prioritet”.

Rajmonda Nika u shkruan eurodeputetëve se, ajo e shikon ngjarjen jo thjesht si një çështje të familjes së saj.

“Këmbëngul gjithnjë t’ju takoj pasi, unë besoj se përveç atyre që më vranë bashkëshortin, jemi përballë një pikëpyetjeje të madhe për demokracinë e vërtetë. Çështjen tonë, unë e shikoj përtej interesave tona familjare dhe timen personale, por si një interes dhe të drejtë fundamentale të të gjithë njerëzve të vendit tim, të cilët duan të jetojnë në një shtet, ku njerëzit nuk vriten sikur të ishin kafshë. E më pas asgjë nuk ndodh. Mbi të gjitha nuk jepet drejtësi”.

Në fund të letrës, Rajmonda shpjegon se, në emër të kujt ajo do ta çojë përpara betejën, që mban emrin “Drejtësi për Aleksin”.

“Kanë kaluar 5 vite dhe kërkesa ime, tanimë nuk bëhet për Aleksin që e humba. Por e bëj këtë për vajzat e mia, për të ardhmen e tyre, sepse unë dua që ato të jetojnë në paqe dhe në një vend, ku ka drejtësi”.

Në përgjigjen e tij, eurodeputeti Eduard Kukan thotë:

“Siç edhe jeni në dijeni, unë kam bërë gjithnjë thirrje për një investigim të plotë të kësaj ngjarjeje tragjike. Unë, me të vërtetë besoj se drejtësia do të triumfojë në këtë çështje. Po ashtu, me sinqeritet besoj se vajzat tuaja do të ndihen se jetojnë në një vend demokratik dhe me liri, ku drejtësia është në shërbim të qyetetarëve”, shprehet Eduard Kukan.

Një javë më parë, nga Brukseli, në një intervistë për “Top Story”-n, Kukan do të jepte këtë koment, 5 vite më pas nga 21 Janari.

“Po, për ngjarjet e 21 Janarit kam qenë dhe ende jam i përfshirë, pasi besoj se ne duhet të jemi këmbëngulës dhe, nëse dikush gjendet fajtor apo përgjegjës, ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Ende marr ‘e-mail’-e nga familjarët e viktimave, por të jem i sinqertë, unë nuk e di për çfarë masash apo presioni të flas, pasi pati një presion të madh për qeverinë e mëparshme, përfshirë edhe nga opozita e atëhershme që është në qeveri tani, por asgjë nuk ka ndodhur e nuk ka ndryshuar praktikisht. Faleminderit që ma kujtoni publikisht këtë. Unë do të mbetem i angazhuar për këtë, derisa situata të zgjidhet, pasi është tepër e rëndësishme për popullin e atij vëndi, që të shohë se ata që bëjnë gjëra të këqija mbahen përgjegjës dhe kjo s’ka ndodhur ende”, është shprehur Kukan. / Top Channel/

Video: Rama vizite ne shtepine e Aleks Nikes, 3 vite me pare

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Para
Denoncimi në Opinion: Kazanëve të mbeturinave u ka dalë fundi

Denoncimi në Opinion: Kazanëve të mbeturinave u ka dalë fundi

45 mijë shqiptarë festojnë ndërrimin e viteve në kampe

Shqiptarët po ikin vetë nga Gjermania

Masakra e Elbasanit, ja pista e re e hetimit: Konflikte te reja te fisit Capja

Masakra e Elbasanit, ja pista e re e hetimit: Konflikte te reja te fisit Capja

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com