Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“21 Janari”/ Blushi: Qeveria ka blerë gjakun e viktimave me para. Gardistin që qëlloi e vuri kryetar partie

2017/01/23 at 8:59 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“21 Janari”/ Blushi: Qeveria ka blerë gjakun e viktimave me para. Gardistin që qëlloi e vuri kryetar partie

“Administrimi elektronik është plotësisht i mundshëm, nuk them detyrimisht votim se koha po skadon dhe për shkak të kësaj s’ka për t’u bërë, por numërimi elektronik është plotësisht i mundshëm”. Kështu është shprehur themeluesi i Libras, deputeti Ben Blushi sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në “Reporttv”.


Sipas tij, numërimi elektronik është kosto më e ulët, është më e sigurt, “një makinë që nuk e zë gjumi, nuk i hahet picë në drekë, nuk korruptohet se nuk i jep dot 50 mijë lekë apo 100 mijë lekë dhe t’i thuash pastaj do të bëj drejtor dogane.

“Eksperët thonë që me 75 ditë mund të zbatojmë një sistem numërimi elektronik të votave që është barazionist”

Sa i takon debateve se infrastuktura në Shqipëri nuk e mundëson këtë kërkesë, Blushi u përgjigj:

“Kur ikin dritat numërusi i PS apo PD cfarë bën? Ku është ndryshimi? Edhe numëruesi edhe makina punon me dritë. Numëruesi thotë në 12 të natës të iki të fle, makina nuk e thotë”.

Opozita e PD

“Ne po përpiqemi të krijkojmë një opozitë të re, PD ka dalë në opozitë në mënyrë të detyruar, ishte në pushtet, s’e votuan shqiptarët, ne jemi opozitë e vullnetshme, pavarësisht se kemi dy numra në parlament. Dolëm për bindjet tona, kjo e ndryshon cilësisht opozitën tonë me opozitën e PD. Kauzën e zgjedhjeve të lira opozita e tradhëtoi se është e pabesueshme, kur kërkon këtë, pse s’e bëre kur ishe vetë në pozitë? Për këtë shkak opozita e PD është totalisht jo e besueshme dhe për këtë arsye tradhëtoi edhe kauzën e zgjedhjeve.

Efektet e ligjit të dekriminalizimit?

“Ka një efekt profilaktik, ose frikësues se njerëz që u katapultuan në parlament apo zyra bashkish duke ardhur me pranga nga Evropa në Shqipëri, të ekstraduar, të dëbuar, u morën dhe u futën në punë publike të niveleve të larta, për shkak të presionit ndërkombëtar, këta njerëz ndoshta s’do hyjnë në masën që hynë në parlament, por cështja është sa do ndërhyjnë në zgjedhje. S’do kandidosh në Lezhë, por ke në dorë gjithë policinë, administratën, rojet e spitalit. A funksionon ligji i dekriminalizimit? Ti emëron deputetin që vjen në parlament. Në Dibër gjithë punën në terren do e bëjë dikush që ka rekord kriminal. A ka dekriminalizim këtu?

Këta lennord, feudi i Shkodrës, Lezhës, Dibrës, që po e merr një parti e vogël, feudi i Durrësit, ishte feudi i Vlorës, dhe aty gjithka kontrolloi ai, ra, por feudi është akoma, do zëvendësohet. E keni parasysh Shqipërinë mesjetare, apo osmane, ka qenë e ndarë në pashallëqe, që ndaheshin ne feude, funksionon e njëjta gjë, industrializimi i kësaj teknike është prezent, Shqipëria është e ndarë në feude, njerëz që kanë vetëm një detyrë, si ti sjellin vota Edi Ramës. Feudi i Kavajës që është ende operativ, vazhdon betejën me gjyqësorin për të provuar që ka të drejtë të kandidojë. Partia që e mbështet a ka të drejtë morale ta mbështesë një njeri që e ka provuar fajtor gjykata italiane?

Për 21 Janarin

Unë besoj që 21 Janari ishte vrasje shtetërore, Saliu i vrau në pritë, shkeli ligjin dhe kodin, se i vrau kur po tërhiqeshin. Kjo qeveri ka blerë gjakun e tyre me para.
Ndoshta mund të fshihet qeveria se s;po bën drejtësi se sistemin e drejtësisë nuk e kontrolloka dot, por një nga gardistët e 21 janarit është sot kryetar i PS në Bulqizë, një nga njerëzit që u provua që ka qenë gardist aty, njëri prej tyre ka qëlluar, ky sot është kryetari i PS në Bulqizë, gjykata të detyron ta vësh në krye të PS? E dini pse? Se Rilindja s’ka asnjë normë. Sot kontrollon PS e Bulqizës, emërimet, industrinë e minierave dhe është drejtor i OSHEE lokale.

Zgjedhjet, votime apo do ketë realisht votime?

S’dua të bëj ndjellësin e fatkeqësisë, s’duam të krijojmë shqiptarëve frikë që mos të votojnë. Disa gjëra duhen riparuar, numërimi elektronik mund të aplikohet shumë lehtë.

i ftoj të gjithë socialistët të gjithë, socialistët duhet të dalin të gjithë për ta zbuar Rilindjen, si kriminalizim e kanabizim…

 



Ju sugjerojmë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Para
Skandal/ 150 milion lekë kursime zhduken nga llogaria bankare

Skandal/ 150 milion lekë kursime zhduken nga llogaria bankare

FOTO/ Pushimet e Ivanka Trump me të dashurën e Vladimir Putin

FOTO/ Pushimet e Ivanka Trump me të dashurën e Vladimir Putin

Alfred Peza: Në politikë kam hyrë i pasur, një “zero” ka ngatërruar gjithë historinë

Alfred Peza: Në politikë kam hyrë i pasur, një “zero” ka ngatërruar gjithë historinë
















TE FUNDIT

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
8 Qershor, 2025

Më 8 dhe 9 qershor, Italia do të votojë në pesë referendume të propozuara nga sindikata CGIL dhe partitë e...

Lexo më shumë

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
8 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet tip opel. Raportohet se mjeti është djegur pas një përplasje zinxhir...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com