Në një konferencë për mediat të zhvilluar këtë të enjte, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kërkoi që t’i shkohet deri në fund hetimit për 21 janarin.
Balla tha se brenda 2 ditësh predha që vrau Aleks Nikën do dërgohet për ekspertim në Itali.
“Sot jemi në kushte të reja të krijuara pas një vendimi shterues të Gjykatës. Në dritën e këtij vendimi edhe policia ka identifikuar detyrat që kanë lidhur lidhur me plot çështje, që hidhen me hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive por edhe zinxhirin komandues.
Është në detyrën e të gjitha institucioneve për shkak se vrasja e 2 prej 4 personave është konsideruar si vrasje pa autor, prokuroria i ka mundësitë të vijojë, vendimi i gjykatës është urdhërues, e kemi përkthyer e kemi gati me të gjitha konkluzionet për hetimin e plotë, ku gjykata e vendos theksin te pjesa e zinxhirit komandues.
Vendimi i Gjykatës ka hapur mundësi të re që i duhet shkuar deri në fund. Pas dy ditësh do niset në Itali predha dhe element të tjerë që të konkludohet edhe me elementë të tjera. Flas si Ministër i Brendshëm, jo si Taulant Balla një prej protestuesve të 21 janarit.” -u shpreh Balla.