Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

205 kg drogë e 5 të arrestuar,policia jep detaje nga operacioni në Shkodër

2019/07/03 at 8:50 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Operacioni Vllazëria,sekuestrohen 2,2 milionë € prona në Tiranë dhe Durrës

205 kg lëndë narkotike janë sekuestruar ditën e sotme nga policia e Shkodrës, ndërsa 5 pesë persona janë arrestuar në flagrancë.


Po ashtu policia ka sekuestruar dhe 5 automjetet të cilat përdoreshin për transportin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit e operacionit të koduar “PREKALORI “ janë të moshës nga 21 vjeç deri në 53 vjeç, ndërsa lënda narkotike kishte si destinacion Koplikun dhe më pas Malin e Zi.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

Njoftimi i policisë

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “PREKALORI “.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Sekuestrohen 205 kg lëndë narkotike dhe 5 automjete që përdoreshin për transportin e kësaj lënde.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore grumbulloi informacione në lidhje me një grup kriminal që kishte  lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) në qarkun e Shkodrës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila regjistroi  Procedimin Penal nr. 964 i vitit 2019, për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë procedim janë kryer në bashkëpunim mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në kuadër të këtij hetimi mesditën e sotme u finalizua me sukses operacioni policor “PREKALORI“ ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);
  • G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);
  • K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);
  • E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);
  • Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 238/2  dhe 301 të Kodit Penal./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

4 Tetor, 2025 11:08 am
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Para
Shpërthen vullkani në Itali, humb jetën një person

Shpërthen vullkani në Itali, humb jetën një person

Rama mesazh Metës: Çdokush mund të inatoset, por…

Rama mesazh Metës: Çdokush mund të inatoset, por...

“Zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”, propozon Meta dhe “hap letrat”

“Reforma në drejtësi u kthye në Ramaformë”,Meta: Si artist i njohur...
















TE FUNDIT

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
4 Tetor, 2025

Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret....

Lexo më shumë

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
4 Tetor, 2025

11 tetor 2025, ora 20:45. E gjithë vëmendja e shqiptarëve do jetë në Leskovac, pasi kombëtarja e futbollit luan kundër...

Lexo më shumë

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
4 Tetor, 2025

Donald Trump beson në të. Ndoshta me disa rezerva, sepse gjithmonë ekziston rreziku që Hamasi ta pranojë planin e tij të...

Lexo më shumë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
4 Tetor, 2025

Është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) efektivi i policisë që aksidentoi dje, 3 tetor, për vdekje një 71-vjeçare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com