Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2016–vit i zymtë për BE-në

2016/12/27 at 6:41 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
2016–vit i zymtë për BE-në

BE-ja përballë një “poli”-krize: refugjatët, Brexit-i, borxhet, terrorizmi dhe Turqia. Një retrospektivë.


Pas samitit të fundit të BE-së në dhjetor, kancelarja gjermane Angela Merkel nxori këtë bilanc: “Për vitin 2016 mund të themi se ky ishte për ne, për Bashkimin Evropian një vit shumë prekës. Sërish një vit shumë prekës pas vitit 2015, kur te ne erdhën shumë refugjatë.

Sidomos  vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, është sigurisht një plagë e thellë.” Bruksel është i një mendjeje, politikisht  2016 ishte një vit i keq. Po ai i mbushi megjithatë me gëzim nacionalistët, populistët dhe kundërshtarët e BE-së në Evropë, njofton DW.

Kriza e refugjatëve

Viti filloi sikurse mbaroi, me krizën e refugjatëve. Mijëra vetë vinin çdo ditë përmes Ballkanit. Austria qe vendi i i parë që mbylli kufijtë e saj me Slloveninë dhe Hungarinë. Edhe shtetet e Ballkanit mbyllën gradualisht kufijtë e  tyre. Refugjatët dhe emigrantët grumbullohen në Greqi.

BE-ja dhe Turqia bien dakord për t’i penguar me efektivitet refugjatët dhe emigrantët. Duke filluar nga 20 marsi të gjithë njerëzit që hynin nga Turqia në Greqi ekstradohen në Turqi. BE-ja vendos t’i mbrojë më me forcë kufijtë e saj. Kritikat e BE-së ndaj kancelares Merkel për shkak të politikës ndaj refugjatëve, ndikojnë edhe në Gjermani, ku në zgjedhjet për parlamentet e disa landeve fitoi partia populiste e djathtë “AfD”. Edhe në vende të tjera të BE-së partitë populiste të djathta fuqizohen.

Krizat në BE dhe Brexit-i

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, u shpreh në një intervistë për “euronews” se për shkak të shumë krizave në BE dhe tensioneve në rritje në mes të shteteve anëtare të BE-së gjendja duket e zymtë. “BE-ja është në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale po  fitojnë në zgjedhje dhe referendume. Nëse vëmë në pikëpyetje tani thelbin e projektit evropian, atëherë ne luajmë me të ardhmen e brezave të ardhshëm”, tha ai.

Grusht i fortë në stomakun e BE-së ishte triumfi i nacionalistëve në Britaninë e Madhe. Pas vendimit për Brexit-in në krye të vendin vjen Theresa May, e cila thotë: “Brexit-i është Brexit” . 27 shtetet e tjera anëtare refuzuajnë të bëjnë lëshime ndaj britanikëve dhe i bëjnë thirrje kryeministres që të paraqesë planin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Por me sa duket ajo nuk ka ndonjë koncept të tillë dhe do ta bëjë kërkesën zyrtare për daljen nga BE-ja në fund të marsit 2017.

Sulme terroriste

Në mars Brukseli tronditet nga disa sulme me bomba të islamikëve, prej të cilave gjetën vdekjen 32 vetë. Gradualisht hetuesit zbulojnë një rrjet terroristësh nga Belgjika, Franca dhe Siria. Disa syresh kishin ardhur në shkurt si refugjatë përmes Ballkanit. BE-ja vendos kontrolle të përforcuara për qytetarët e BE-së dhe një bashkëpunim më të fortë të shërbimeve sekrete.

Në korrik pasojnë sulmet terroriste në Nisë, kur një terrorist islamik tunizian mësyu me një kamion shëtitoren e plazhit dhe vrau 85 vetë. Franca dhe Evropa nuk mund ta besonin këtë gjë. Presidenti francez Hollande vihet nën presion të fortë. Në jug të Francës forcohet partia populiste e djathtë “Fronti Kombëtar”. Njerëzit kërkojnë siguri.

Në dhjetor terrori godet edhe Gjermaninë. Edhe kёtu njё kamion mёsyu nё mes tё stendave tё tregut tё Krishtlindjeve nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin. Ai u pёrplas dhe shkatёrroi disa nga stendat dhe pёr pasojё gjetёn vdekjen 12 vetё dhe u plagosёn 48 tё tjerё, disa syresh rёndё.

Grusht shteti në Turqi

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan arrin të shtypë një përpjekje pët grusht shteti. Ai konsolidon pushtetin e tij përmes një fushate arrestimesh dhe spastrimesh. Numri i sulmeve terroriste nga ana e islamistëve dhe e kurdëve në Turqi shtohet. BEja e kritikoi Erdoganin, por ajo ka gjithashtu nevojë për të sepse ai strehon emigrantët. Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini e përshkruan këtë spargatë me fjalët: “Ne mbështesim plotësisht institucionet demokratike dhe legjitime. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për të tilla reagime që dëmtojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut .” Erdogani kërcënon disa herë se do ta abrogojë marrëveshjen për refugjatët, po në fund të fundit nuk e bën këtë.

Në nëntor Parlamenti Evropian kërkoi ngrirjen e negociatave për pranimin e Turqisë në BE, për shkak të shkeljes së vlerave themelore evropiane në këtë vend. Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk iu përgjigjen kësaj thirrjeje, por nuk duan të hapin një herë për një herë asnjë kapitull të ri të këtyre bisedimeve që vazhdojnë prej 11 vjetësh. Vetëm Austria është shprehur në mënyrë të qartë se Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së. Për vendet e Ballkanit duhet të vazhdojë perspektiva evropiane.(DW)

 



Ju sugjerojmë

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Para
Foto/ Banesa e djegur ku humbën jetën foshnja dhe nëna e saj

Foto/ Banesa e djegur ku humbën jetën foshnja dhe nëna e saj

Pranga gardistit të martuar, përndiqte të renë: Lidhu me mua!

Pranga gardistit të martuar, përndiqte të renë: Lidhu me mua!

Pse P. Diddy e fshiu nga faqja e tij postimin për Era Istrefin?

Pse P. Diddy e fshiu nga faqja e tij postimin për Era Istrefin?
















TE FUNDIT

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
15 Maj, 2025

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në...

Lexo më shumë

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
15 Maj, 2025

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u...

Lexo më shumë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com