Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin

2024/03/03 at 12:41 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
200 anëtarë të rinj i bashkohen PS në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falenderimet e tij për të gjithë ata që zgjodhën të jenë pjesë e familjes së madhe socialiste. Veliaj tha se ndihet krenar që Partisë Socialiste po i bashkohen të rinj të talentuar, që kanë ide për të ardhmen.

“Një nga gjërat që më ka shijuar më shumë në të gjithë këtë tur, është fakti sa çuna dhe goca të shkëlqyer janë bashkuar me PS. Si ka mundësi, u them kolegëve nga bindje të tjera, që të gjithë Presidentët e gjimnazeve janë me PS? Të gjithë studentët me 10-ta janë me PS. Të gjithë janë të mirëpritur, por fakti se më të mirët, më punëtorët, më të talentuarit, më të dalluarit bëhen me PS, është një kompliment më i madh. E di pse? Sepse i miri shkon te i miri, punëtori shkon te punëtori, i ndershmi shkon te i ndershmi, ai me zemër të madhe, shkon te tjetri me zemër të madhe”, tha Veliaj.

Më i miri, nënvizoi Veliaj, nuk mund ta ndalë vrapin dhe rrugën e hapur drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana ishte Qyteti Europian i Sportit dhe do të jetë vitin tjetër Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Edi Rama sjell të gjithë liderët e Europës në Tiranë. Sekretari i Shtetit Amerikan erdhi në të njëjtin muaj me Presidentin Zelensky. Kjo qeveri dhe ky kryeministër na ka ngritur kokën lart, ne jemi nga ai vendi që po ndryshon jashtë mase dhe është bërë model për gjithë rajonin tonë. Teoritë e disave janë qesharake, është si t’i thuash Luiza Gegës: “O goce, boll me gjithë këto medalje. Boll se na zuri gjithë kjo shpejtësi, ule një çikë, të fitojë edhe ndonjë tjetër”. Po a mund ta thotë dikush diçka të tillë? Do ishte komplet qesharake. I thua dot një kompioneje, “ule gazin se nuk po fiton asnjë tjetër medalje”?! Duket qesharake, t’i thuash fitimtarit, të shpejtit, të aftit, të talentuarit, të pëlqyerit nga publiku, lëre këtë punë që të vijë tjetri”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, nuk ka parti tjetër më të mirë dhe më punëtore për të qeverisur vendin, se Partia Socialiste. Ai shtoi se kundërshtarët politikë janë reduktuar në vetëm një dritare, teksa Partia Socialiste hapet dhe bëhet e madhe çdo ditë e më shumë.

“Në vitin 2013 këta kishin të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2015 u reduktuan, kishin vetëm Tiranën. Në vitin 2015 humbën Tiranën dhe në 2017 ngelën vetëm në Bulevard. Nga bulevardi vajtën te oborri i tyre. Edhe te oborri i tyre, filluan sherrin dhe dogjën shtëpinë e tyre. Tani janë reduktuar vetëm në një rrugicë të Tiranës, nga 10 mijë rrugë që ka Tirana. E nga një rrugicë po reduktohen te një dritare. Njerëz që djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë shtëpinë tonë? Këta janë si Big Brother, thonë kush del nga shtëpia. Ne themi kush do futet te shtëpia, kush do shtohet te familja dhe kush do bëhet pjesë e skuadrës”, u shpreh Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se falë mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, Njësia 4 është transformuar në një nga njësitë më të mira të Tiranës.

“Falë vizionit të Edi Ramës, por falë edhe këmbënguljes të Erionit, që e kemi pasur në krye të bashkisë së Tiranës, dhe e kemi pasur mbështetjen më të madhe tonën, Njësinë 4 e kemi transformuar në njësinë nga më të mirat në të gjithë këtë Tiranën e madhe sot”, tha Gjylameti.

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Arrestohet brenda “Big Brother” konkurrenti, i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg

Arrestohet brenda "Big Brother" konkurrenti, i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg

“9180 gjoba në 1 javë”, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin

"9180 gjoba në 1 javë", Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin

U arrestua brenda shtëpisë së “Big Brother”, çfarë deklaroi Liam Osmani në polici

U arrestua brenda shtëpisë së “Big Brother”, çfarë deklaroi Liam Osmani në polici

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com