Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka treguar mbrëmjen e sotme një detaj interesant përgjatë intervistës me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Fevziu ka treguar se gjatë viteve ‘91, pikërisht në kohën kur zhvillonte praktikën në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, ka dashur të nxjerrë nga klasa Lulzim Bashën, i cili gjatë asaj kohe ishte një gjimnazist.
Fevziu: Besoj se e mbani mend, ka qenë shkurti i ’91, kur tentova të nxjerr nga klasa. Ishin ditët e Lëvizjes Studentore, unë vija pak orë dhe kthehesha përsëri atje tek studentët. Sepse u kapëm në një debat për çështjen e Faik Konicës.
Basha: E di që u zumë dhe që më kërkove të dal nga klasa, por unë refuzova. Ishte kohë rebelizmi.