Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 vjet nga fillimi i luftës amerikane në Irak

2023/03/18 at 4:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
20 vjet nga fillimi i luftës amerikane në Irak

Të dielën mbushen 20 vjet që kur presidenti amerikan, Xhorxh Bush urdhëroi pushtimin e Irakut. Forcat amerikane janë ende të pranishme në Irak, jo si forca të armikut siç ishin në vitin 2003, por tani si një partner kyç.


Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb bën një bilanc mbi humbjet e të dyjave vendeve për shkak të luftës.

“Në këtë orë, forcat amerikane dhe të koalicionit janë në fazat e hershme të operacioneve ushtarake për të çarmatosur Irakun, për të çliruar popullin e tij dhe për të mbrojtur botën nga rreziku i madh”, tha presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush kur dha urdhërin për nisjen e sulmit ndaj Irakut.

Sulmet ajrore mbi Bagdadin filluan 20 vjet më parë.

Ushtria amerikane përmbysi regjimin e Sadam Huseinit dhe më pas e kapi diktatorin.

Irakianët që përjetuan sundimin e tij thonë se jeta ishte e tmerrshme.

“Është diçka që nuk mund të imagjinohet. Është njësoj si të flasësh për Stalinin apo Hitlerin. Ai dhe regjimi i tij ishin të pamëshirshëm”, tha Ahmed Alsuhail, gazetar irakian që u largua nga vendi i tij për në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Xhorxh W. Bush e shpalli operacionin në Irak “mision të kryer” më 1 maj 2003, por lufta u zvarrit ndërsa mbështetësit e mbetur të partisë Baathiste të ish udhëheqësit irakian dhe kryengritësve të tjerë vazhduan të luftonin kundër forcave të SHBA-së dhe aleatëve.

“Ambicia dhe urrejtja janë të mjaftueshme për të bashkuar Irakun dhe al-Kaedën, aq sa Al-Kaida mund të mësojë se si të ndërtojë bomba më të sofistikuara, të mësojë se si të falsifikojë dokumente dhe t’i drejtohet Irakut për të marrë ekspertizën për armët e shkatërrimit në masë”, paralajmëroi ish Sekretari amerikan i Shtetit, i ndjeri Colin Powell.

Armët e shkatërrimit në masë të Irakut nuk u gjetën kurrë ndërsa u rrit numri i viktimave irakiane dhe ushtarëve amerikanë.

Kritikët, përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit të administratës Obama, Jim Steinberg, e quajnë ndërhyrjen e SHBA-së në Irak “të pamatur”.

“Ka dy lloje kritikash: njëra, që nuk kishte asnjë justifikim për ta nisur luftën dhe kritika tjetër se, kishte një justifikim, por vetëm nëse do të ishe në gjendje të sigurohesh që rezultati i luftës nuk do krijonte një situatë më të keqe se ajo që ishte më parë”, tha ish-sekretari amerikan i Shtetit, Jim Steinberg gjatë një interviste të dhënë në mars të këtij viti.

Presidenti Barack Obama tërhoqi forcat amerikane nga Iraku në fund të vitit 2011, për t’u rikthyer në vend tre vjet më vonë për të luftuar një kryengritje të Shtetit Islamik në mes të trazirave politike.

Shteti Islamik mori kontrollin e Mosulit dhe disa zonave të mëdha të Irakut përpara se t’i humbiste përfundimisht më 2017.

SHBA-ja e përfundoi zyrtarisht misionin e saj luftarak në Irak në vitin 2021. Rreth 2,500 trupa amerikane qëndruan për të këshilluar irakianët se si të luftojnë më mirë atë që ka mbetur nga Shteti Islamik.

“Ndërsa ISIS-i është degraduar ndjeshëm në Irak dhe Siri, grupi ka aftësinë për të kryer operacione brenda rajonit dhe ka dëshirën për të goditur jashtë tij”, theksoi Gjenerali Erik Kurilla, udhëheqës i Komandës Qëndrore të SHBA-së.

Duke folur për kanalin televiziv Alhurra, presidenti i Irakut tha se qytetarët irakianë tani kanë më shumë liri nga sa kishin në epokën e Sadamit.

“Pas tejkalimit të vështirësive të dy dekadave të fundit, irakianët po shijojnë paqen dhe stabilitetin dhe qeveria po fokusohet në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës në vend”, tha presidenti irakian, Abdul Latif Rashid.

Por Samah Azeez, e cila u largua nga Iraku thotë se irakianët po vuajnë ende.

“Është me të vërtetë e njëjta gjë, ajo që po ndodh në Irak tani nuk është e ndryshme nga ajo që ndodhte në kohën e Sadam Huseinit”, tha refugjatja nga Iraku, Samah Azeez.

Më shumë se 4,000 trupa amerikane vdiqën në Irak, së bashku me dhjetëra mijëra civilë irakianë./ VOA



Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

20 Gusht, 2025 10:37 pm
Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
Rajoni

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

20 Gusht, 2025 10:14 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Para
Ngec sërish Tirana, barazim me Bylisin

Ngec sërish Tirana, barazim me Bylisin

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit

Rusia zgjat marrëveshjen e grurit për 60 ditë

Rusia zgjat marrëveshjen e grurit për 60 ditë
















TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com