Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20-vjeçarja ruse arrestohet pasi postonte kundër luftës Rusi-Ukrainë

2023/02/15 at 12:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
20-vjeçarja ruse arrestohet pasi postonte kundër luftës Rusi-Ukrainë

Një studente universiteti në Rusi, Olesya Krivtsova është detyruar të lërë shkollën pasi është vënë nën akuzë nga policia. Arrestimi i 20-vjeçares ka ardhur për shkak se ka postuar mesazhe kundër luftës Ukrainë-Rusi në rrjetet sociale.

Policia e ka dënuar me arrest shtëpie duke i vendosur shiritin elektronik në këmbë për të monitoruar çdo lëvizje të Krivtsovës.

Olesya ka postuar disa mesazhe ku një prej tyre ka patur të bejë me shpërthimin në urën që lidh Rusinë me Krimenë tetorin e kaluar.

“Unë postova një histori në Instagram për urën, duke reflektuar se si ukrainasit ishin të kënaqur me atë që kishte ndodhur”, thotë Olesya për BBC.

Ajo kishte shpërndarë edhe postimin e një miku të saj për luftën.

“Unë po flisja në telefon me nënën time,” kujton Olesya, “kur dëgjova hapjen e derës së përparme. Shumë policë hynë brenda. Më morën telefonin dhe më bërtitën të shtrihesha në dysheme.”

Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që dikush mund të merrte një dënim kaq të gjatë me burgim për postimin e diçkaje në internet,” thotë Olesya. “Kisha parë raporte për vendime të çmendura në Rusi, por nuk i kisha kushtuar shumë vëmendje dhe vazhdova të flisja”.

Olesya tani është shtuar në listën zyrtare të terroristëve dhe ekstremistëve në Rusi.

Sipas rregullave të arrestit shtëpiak, asaj i ndalohet të flasë në telefon dhe të hyjë në internet.

Olesya ka një tatuazh në këmbën e saj të djathtë ku shfaqet Presidenti rus Vladimir Putin si një merimangë, me mbishkrimin “Big Brother po ju shikon”.

Duket se në rastin e Olesyas, nuk ishte Big Brother që e shikonte atë, por shokët e saj studentë.

“Një mik tregoi një postim për mua në një bisedë,” thotë Olesya, “për mënyrën se si isha kundër “operacionit special ushtarak”. Shumica e njerëzve në këtë bisedë ishin studentë të historisë. Ata po diskutonin nëse do të më denonconin tek autoritetet”.

Në një koment, Olesya akuzohet se ka shkruar “postime provokuese të një karakteri disfatist dhe ekstremist dhe se kjo nuk është gjëja e duhur për kohë lufte”.

Bisedat:

“Së pari le të përpiqemi ta diskreditojmë. Nëse ajo nuk e kupton, le të merren shërbimet e sigurisë.”

“Denoncimi është detyrë e një patrioti”, shkruan dikush tjetër.

Më vonë, kur lista e dëshmitarëve të prokurorisë u lexua në gjykatë, Olesya njohu emrat nga biseda e studentëve.

Që atëherë, në të gjithë Rusinë ka pasur raporte për denoncime të stilit sovjetik kundër kritikëve të luftës. Ato përfshijnë studentë që informojnë mësuesit dhe punëtorët që denoncojnë kolegët.

Gjykatësi vendosi ta mbajë Olesyan në arrest shtëpie.

“Shteti nuk të jep të drejtën për debat, për demokraci apo liri,” thotë Olesya. “Por ata nuk mund t’i fusin të gjithë në burg. Në një moment ata do të mbeten pa qeli.”

Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Dhunohet nga bashkëshorti natën e Shën Valentinit, gruaja përfundon në spital

Dhunohet nga bashkëshorti natën e Shën Valentinit, gruaja përfundon në spital

E kap për fyti dhe e qëllon me shpulla, polici dhunon qytetarin në Pogradec

E kap për fyti dhe e qëllon me shpulla, polici dhunon qytetarin në Pogradec

Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit, rrëzohet kërkesa për bashkimin e 2 dosjeve

Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit, rrëzohet kërkesa për bashkimin e 2 dosjeve

TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com