Përmbytjet në Shqipëri kanë nxitur një vullnetare nga Leamington për të mbledhur donacione dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të prekur, që tani nuk kanë as një shtëpi.
Laura Kite i erdhi në ndihmë një qendre për fëmijë, në Tiranë shtatorin e kaluar. Ndërkohë që aty ajo u njoh me varfërinë ekstreme të familjeve që jetojnë në kasolle dhe mbijetojnë duke ngrënë vetëm një vakt në ditë. 20vjeçarja ka mbajtur kontakte me shumë prej atyre që u takua gjatë periudhës kur punonte vullnetarisht në vendin e varfër, dhe është tronditur kur dëgjoi dëmet që kanë krijuar përmbytjet në këtë zonë. Të paktën tre persona janë vrarë dhe mijëra shtëpi janë përmbytur.
Laura tha për “Leamington Observer”se, “të punoje në Shqipëri ishte një përvojë e mrekullueshme dhe që të ndryshon jetën. Njerëzit jetojnë në shtëpi të bëra kryesisht nga mbetjet dhe komuniteti i tyre është i vendosur anës lumit. Unë isha me fat që mu desh të jepja mësin anglisht çdo ditë në një qendër për fëmijë të privuar. Puna atje të bën të kuptosh se sa pak ndihmë marrin ata nga qeveria…Unë jam në kontakt me gratë që punojnë në qendër, pasi kemi zhvilluar një miqësi të madhe, gjatë kohës që qëndroja atje. Kohët e fundit më kanë kontaktuar për të më treguar në lidhje me përmbytjet të cilat kanë shkatërruar komunitetin rom”. /Panorama