Dy aksidente kanë ndodhur njëri pas tjetrit mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Aksidentet kanë ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shënavlashit dhe 5 automjete në total janë dëmtuar rëndë.
Nga përplasjet e njëpasnjëshme, janë dëmtuar dy shoferët, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Po ashtu është shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në të dy anët e autostradës.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve.