Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë për kamionin e ngarkuar me 2.6 ton marijuanë që u kap në Malin e Zi.
Sipas hetimeve, Arlind Tabaku është personi i cili i ka gjetur magazinën shoferit të kamionit Elvis Çalik pasi ky i fundit i ka kërkuar një magazine me qira për të lënë fruta perimet në Lushnje.
Përparim Shurdi është pronari i magazinës qe ia ka dhënë me qira shtetasit Elvis Çalik. Të dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me drogën.
Ndërkohë avokatët mbrojtës të Arlind Tabakut sqarojnë se prokuroria kishte zero prova për dy të dyshuarit./ Opinion.al