Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1990/ Makinat që çanë ambasadat e huaja

2018/07/02 at 6:27 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
1990/ Makinat që çanë ambasadat e huaja
Makina e Ylli Bodinakun në territorin e ambasadës së Gjermanisë

Nga Kastriot Dervishi


Organet e punëve të brendshme e njoftonin dukurinë e futjes në ambasadat e huaja në mënyrë individuale së paku nga muaji mars 1990. Më pas, janë disa makina që kanë çarë muret e ambasadave gjermane, italiane dhe greke. E marrë në tërësi, dinamika e ngjarjeve të ambasadave nuk është prezantuar tërësisht para publikut. Më shumë njihet në disa pamje filmike e intervista të pjesëmarrësve të kohës.

Deri në këtë kohë, shteti nuk lejonte pajisjen me pasaporta për jashtë vendit shtetasit shqiptarë. Duke mos pasur një pasaportë në dorë, shtetasit shqiptarë nuk mund t’i drejtoheshin ambasadave të huaja për vizë. Një gjë e tillë bëhej nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga Shqipëria dilnin fare pak shqiptarë dhe hynin fare pak vizitorë. Në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit, prej vitesh ishte një sektor që merrej me vizat, d.m.th. kontrollin biografik të shtetasve që do dilnin jashtë shtetit. Për t’u dukur sikur shteti këtej e tutje do të përmirësonte lëvizjen e njerëzve jashtë vendit, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxori dekretin nr.7393, datë 12.6.1990 “Për lëshimin e pasaportave për jashtë shtetit dhe sqarimet përkatëse”.

Në Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura 18 përfaqësi diplomatike, 4 përfaqësi tregtare, si dhe ekzistonin 5 rezidenca e 4 pallate banimi. Për sigurimin fizik të tyre në varësi të Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Tiranë vepronte një repart i veçantë i përbërë nga 5 oficerë, 13 nënoficerë dhe 125 policë shërbimi. Këto forca bënin sigurimin fizik të 17 ambasadave, 2 rezidencave (franceze e çeke), 2 përfaqësive tregtare dhe një pallati banimi. Disa ambasada ruheshin me nga tre vendroje për një shërbim 8 orësh e disa të tjera me një vendroje.

Ngjarja e parë serioze e ambasadave është ajo e mbrëmjes së 23 qershorit 1990, kur një makinë tip “Liaz” nga ata me karroceri të hapur, e drejtuar nga shoferi Fatos Kaceli, mori përpara furishëm duke e shkallmuar portën kryesore të ambasadës italiane në Tiranë (sot selia e ambasadës së SHBA-së). Po atë mbrëmje një makinë tjetër tip “Saurel” e parkut të ndërtim minierave në Tiranë, u fërkua mbi murin e ambasadës.

Në komunikatën nr.154, datë 2.7.1990 e MPB-së, ndër të tjera njoftohej: “Më datën 1.7.1990 prapa ambasadës së RFGJ-së makina “Robur” me targë TR 01-928 tentoi të hynte brenda në ambasadë duke ardhur në drejtim të policit të shërbimit me qëllim për ta shtypur. Polici qëlloi dy herë me pistoletë. Në këtë kohë mjeti fërkohet në faqe të murit ku 4 – 5 veta dalin sipër kabinës dhe nga karroceria e mbuluar e futen në ambasadë. Mbi mjet gjendet disa njolla gjaku”.

Paraditen e 2 korrikut 1990 rezulton se janë thirrur në MPJ përfaqësues të trupit diplomatik, ambasadorë, sekretarë të parë dhe diplomate të nivelit të lartë. Këta i ka pritur drejtori i Protokollit të Shtetit, Kostaq Çifligu. Njëkohësisht, këtë ditë, pati një intensifikim të hyrjes me dhunë në territorin e disa ambasadave. Në orën 10.30 hyjnë 6 persona në ambasadën italiane me një makinë tip “Tatra”, duke shqyer murin rrethues, kangjellat.

Në orën 19.00, 34 persona hyjnë në ambasadën e Republikës Federale Gjermane me një makinë “Skoda” të drejtuar nga Ylli Bodinaku, duke shpërthyer murin nga ana e prapme e ambasadës. Në orën 21.00 një makinë “Skoda”, e mbushur me njerëz ka hyrë në ambasadën greke duke shpërthyer murin anësor.

 

Etiketa: kastriot dervishimakinat qe cane ambasadat e huaja


Ju sugjerojmë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
Aktualitet

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

22 Dhjetor, 2025 11:05 am
Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen  brenda vitit të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

22 Dhjetor, 2025 11:01 am
Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

22 Dhjetor, 2025 10:19 am
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Para
Incidenti epik në skenë: Beyonce mbetet e varur në shkallë

Incidenti epik në skenë: Beyonce mbetet e varur në shkallë

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore, çfarë i shkaktoi vdekjen shoferit të ministrit Xhafaj

Mesazhi i fundit i gardistit për nënën: “Më fal!”

Basha thumbon ambasadorët: Ata që thonë ‘bashkëpunoni e puthuni’ janë aut fare

Basha thumbon ambasadorët: Ata që thonë ‘bashkëpunoni e puthuni’ janë aut fare
















TE FUNDIT

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
22 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohen hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com