Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1953/ Arratisje nga kampi i internimit

2018/11/05 at 7:11 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
1953/ Arratisje nga kampi i internimit

Faksimilja e dënimit të parë të vitit 1953 dhe Musa Sina gjatë burgosjes së dytë, nisur në vitin 1980

Nga Kastriot Dervishi

Musa Beqir Sina lindur në Rrethkala të Dibrës në vitin 1932, ishte internuar për shkak të arratisjes së dy vëllezërve të tij qysh në vitin 1945, fillimisht në Berat, Tepelenë e në fund në Kamëz. Me baba të vrarë nga komunistët, ai u internuar në moshën 13 vjeçare.

Në vitin 1953, ndodhej i internuar në Kampin nr.3 (tela me gjemba) të fabrikës së tullave në Kamëz. Kampi grumbullonte gjithë të internuarit e aftë që mund të punonin, pasi kampi tjetër ai nr.4 i Tepelenës, duke mos qenë kamp i punës së detyruar, nuk kishte objekt pune. Ndër të tjera, nga procesi i dënimit të tij, marrim edhe një informacion plus mbi numrat e kampeve të internimit tela me gjemba, për të cilat ka ndonjë lapsus te një shkresë e mbylljes së tyre.

Dy muaj e ca para se të mbyllen kampet tela me gjemba, më 24.8.1953 Musa Sina u orvat të arratisej. Ndalohet nga policia pa mundur të largohet shumë nga kampi. Megjithëkëtë, ndonëse se u kap në zonë kufitare, regjimi komuniste ishte i vendosur ta akuzonte për tradhti ndaj atdheut. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Me vendimin nr.202, datë 28.12.1953 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të nenit 64 të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim e heqje të të drejtave civile.

Për konfiskimin e pasurisë gjykata nuk vendosi pasi nuk dispononte inventar pronash. Në vendimin e gjykatës, te i cili dallohet karakteri klasor, ndër të tjera thuhet: “Arsyet që e shtynë në pandehurin të arratiset janë pse vjen nga një familje kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. Babai i tij ka qenë oficer i Zogut dhe komandant i xhandarëve ballistë gjatë luftës duke luftuar kundër partizanëve deri në çlirimin e Shqipërisë. Pas çlirimit, si kriminel lufte është vrarë nga forcat e ndjekjes në përpjekje. Dy vëllezërit i ka të arratisur në Jugosllavi, etj. Për këto arsye, i pandehuri që në vitin 1945 është internuar në kampe internimi. Si i tillë, ai nuk ka asgjë që ta lidhë me pushtetin demokratik popullor, prandaj vendosi të arratiset në Jugosllavi, duke kryer krimin e tradhtisë ndaj atdheut”.

U lirua nga burgimi, si armik i rrezikshëm nga Burgu nr.321 i Burrelit më 19.8.1961. Pas lirimit, Musa Sina u internua. Duke qenë me banim në Savër të Lushnjës, ai u arrestua sërish më 27.10.1980. Me vendimin nr.25, datë 23.2.1981 Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor në bazë të nenin 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë dhe e dënoi me 10 vjet burgim. U lirua nga burgimi më 16.8.1989 duke vuajtur gjithsej 16 vjet, 9 muaj 15 ditë.

Etiketa: arratisjekampi i internimitkastriot dervishi

Ju sugjerojmë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
Aktualitet

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

22 Dhjetor, 2025 11:05 am
Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen  brenda vitit të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

22 Dhjetor, 2025 11:01 am
Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

22 Dhjetor, 2025 10:19 am
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Para
Fatmir Xhafaj mban fjalimin e fundit si ministër i Brendshëm

Xhafaj: Largimi nga detyra, vendim i pa imponuar nga askush

Ministri dhe historia e dashurisë si në telenovela

Ministri dhe historia e dashurisë si në telenovela

Futbollisti i njohur u vra pasi shkoi me gruan e biznesmenit?

Futbollisti i njohur u vra pasi shkoi me gruan e biznesmenit?

TE FUNDIT

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
22 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohen hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com