Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1939/ “Oferta” e Hitlerit ndaj Mbretit Zog, kurthi që nuk funksionoi në Varshavë

2023/04/08 at 11:50 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1939/ “Oferta” e Hitlerit ndaj Mbretit Zog, kurthi që nuk funksionoi në Varshavë

Nga Aurenc Bebja

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të enjten e 13 korrikut 1939, një shkrim rreth kurthit që nazistët kishin ndërmend të organizonin ndaj Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare asokohe në Varshavë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Hitleri fton Zogun të jetojë në një kështjellë pranë Rinit (Rhine)

Oferta shihet si komplot italian për të marrë arkat e thesarit.

Nga Alex Small

Shërbimi për shtyp i Chicago Tribune

Varshavë, 12 korrik – E çliruar përkohësisht nga ankthi për rreziqet e një lufte të mundshme me Gjermaninë, popullsia e kryeqytetit polak filloi sot të shfaqte kuriozitet të konsiderueshëm për praninë e ish-mbretit Zog të Shqipërisë, mbretëreshës së saj, Geraldinës, foshnjës së tyre dhe njëzet e dy shqiptarëve të tjerë.

Monarkët e rrëzuar nuk shfaqen kurrë në publik dhe Zogu, me kërkesë të zyrtarëve të qeverisë polake, ka refuzuar të takojë gazetarët.

I dërguari i nazistëve viziton Zogun.

Zogu, i cili u detyrua të largohej nga Shqipëria me familjen kur Italia pushtoi mbretërinë e tij, u vizitua dy herë dje nga Hans-Adolf von Moltke, ambasadori gjerman në Poloni. Pasi fillimisht u refuzua në audiencë nga ish-mbreti, ambasadori kërkoi ndihmën e ministrisë së jashtme polake.

Tema e bisedës së tyre ishte një ftesë nga qeveria e Adolf Hitlerit drejtuar Zogut për të shkuar në Gjermani me familjen dhe suitën e tij për t’u vendosur në një kështjellë pranë Rinit (Rhine). Thuhet se kështjella është mobiluar nga vetë Hitleri.

Qarqe të mirëinformuara thanë se veprimi i Gjermanisë ishte frymëzuar nga Italia, aleatja e saj. Ftesa u interpretua si një hile për ta futur Zogun në një kurth dhe për t’i marrë thesarin që ai mbante në më shumë se gjashtëdhjetë kutitë (ekzistenca e thesarit në këto kuti është një hipotezë e gazetës që nuk është konfirmuar) që erdhën këtu me shqiptarët.

Sido që të jetë Zogu është qendër e veprimtarisë misterioze.

 “Diçka po ndodh,” — thanë qarqe të mirëinformuara. Ata deklaruan se sipas planeve të shpallura të Zogut, ai dhe suita e tij do të lundronin nesër nga porti polak i Gdynia-s për në Angli.

Sonte persona pranë Zogut deklaruan se këto plane ishin ndryshuar papritur dhe se “Oborri mbretëror shqiptar” do të qëndrojë në Varshavë të paktën edhe disa ditë.

Etiketa: Aurenc Bebja

Ju sugjerojmë

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
Kryesore

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

30 Tetor, 2025 8:43 am
“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

30 Tetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

30 Tetor, 2025 8:34 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Tetor, 2025 8:33 am
Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Para
Koreja e Veriut teston dronin bërthamor nënujor

Koreja e Veriut teston dronin bërthamor nënujor

Sulm terrorist në Tel Aviv, 44-vjeçari hyn me makinë në mes të turmës me njerëz

Sulm terrorist në Tel Aviv, 44-vjeçari hyn me makinë në mes të turmës me njerëz

Kushi prezanton politikën e re të Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve

Kushi prezanton politikën e re të Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve

TE FUNDIT

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
30 Tetor, 2025

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të...

Lexo më shumë

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
30 Tetor, 2025

Përfshirja e lumit të fundit të egër në Evropë, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një moment historik...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Tetor, 2025

Ditën e enjte Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
30 Tetor, 2025

Dashi Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Mosmarrëveshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com