Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

2026/01/24 at 10:44 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

Nga Aurenc Bebja


Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Keleti Ujság” ka botuar, me 4 korrik 1931, në faqen n°5, intervistën ekskluzive me piktorin hungarez Márton Hosszú rreth vizitës dhe misionit të tij asokohe në oborrin mbretëror të Shqipërisë.

Një muaj pranë themeluesit të Shqipërisë moderne

Në oborrin mbretëror të Zogut – Dëshmia e Márton Hosszú, piktorit nga Kolozsvár-i

Burimi : Keleti Ujság, 4 Korrik 1931, faqe n°5

Márton Hosszú tregon se Shqipëria po zhvillohet me një energji “në stilin amerikan” për t’u futur me dinjitet në qarkullimin evropian. Informacionet e shpërndara për një kancer të dyshuar të laringut të mbretit janë thashetheme të qëllimshme, pasi Ahmet Zogu u trajtua në Vjenë vetëm për një helmim nga nikotina dhe sot gëzon shëndet të shkëlqyer.

Kthimi i piktorit në Kolozsvár

(Kolozsvár, 2 korrik.) Çdo verë, Márton Hosszú, piktori i shquar me origjinë nga Kolozsvár-i, kthehet për disa javë në qytetin e tij të lindjes. Megjithatë, aty është kryesisht vizitor, pasi kalon pjesën më të madhe të vitit në Budapest dhe në qytetet e mëdha të Perëndimit.

Artist me talent të madh, edhe pse ende nuk e ka arritur karrierën e László Fülöp-it, ai i është afruar shumë, duke u bërë një nga piktorët e preferuar të oborreve evropiane. Disa vite më parë, ai pikturoi Papën dhe më pas udhëtoi në Spanjë, ku ishte i mirëpritur nga familjet më të mëdha aristokrate. Kohët e fundit, me ftesë të sovranit të shtetit më të ri evropian, Shqipërisë, ai qëndroi për një muaj në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, ku pikturoi portretin e mbretit dhe atë të nënës së sovranit.

Hosszú mbërriti dje në Kolozsvár. Me këtë rast, ne menduam se ishte interesante ta pyesnim për situatën e brendshme të Shqipërisë, një vend në zhvillim dhe që po rilind vërtet.

Portreti i Mbretit Zog

“Falë ndërhyrjes së dashur të András Hóry-t, ministër i Hungarisë pranë Selisë së Shenjtë dhe me origjinë nga Kolozsvár-i, unë mora ftesën e nderuar nga oborri mbretëror shqiptar për të realizuar portretin e Zogut I. E pranova këtë ftesë me gëzim, jo vetëm sepse detyra për të kapur tiparet e sovranit të monarkisë më të re evropiane më entuziazmoi, por edhe sepse prej kohësh kisha dëshirë të njihesha me këtë vend ballkanik, pothuajse ekzotik për publikun evropian.

Para nisjes sime, nuk dija më shumë për Shqipërinë se çdo lexues gazetash. Dija se Ahmet Zogu luante, që nga fundi i luftës, një rol vendimtar në jetën e vendit të tij. Në vitin 1923, ai u shfaq për herë të parë si një faktor politik i rëndësishëm dhe arriti të rrëzonte përkohësisht pushtetin e peshkopit Fan Noli. Situata megjithatë nuk ishte ende e konsoliduar : fiset shqiptare, në konflikt të vazhdueshëm, mbeteshin të ndara, dhe Ahmet Zogu u detyrua të largohej në Beograd.

Megjithatë, në Krishtlindje, ai u rikthye në tokën shqiptare. Ai arriti të thyente rezistencën e fiseve rebele dhe, më 1 shkurt 1925, Kuvendi Kombëtar Shqiptar e zgjodhi unanimisht si president të Republikës. Që nga ajo datë, konsolidimi i Shqipërisë dhe karriera e Ahmet Zogut përparuan paralelisht. Në 1926, ai nënshkroi Marrëveshjen e Tiranës me Italinë ; më 5 shtator 1927, u kurorëzua princ i Shkodrës ; dhe më 1 shtator 1928, Kuvendi Kombëtar vendosi kurorën mbretërore mbi kokën e tij.”

Thashethemet e qëllimshme

“Kjo ishte thuajse e gjitha që dija atëherë për Shqipërinë dhe mbretin e saj. Edhe unë kisha lexuar lajmet fantastike që flisnin për kryengritje kundër Mbretit Zog, për kancerin e tij të dyshuar të rëndë ose vdekjeprurës të laringut, si dhe për projekte të ndryshme atentatesh, madje edhe atentate të pretenduara. Nuk është çudi që këto versione, të përhapura gjerësisht nga shtypi armiqësor jugosllav, të kishin një ndikim tek unë. Habia ime ishte aq më e madhe dhe e këndshme kur mbërrita në Tiranë, kryeqytetin shqiptar.”

Shqipëria moderne

“Më 12 maj mbërrita në kryeqytet. Jeta urbane e tij e gjallë dhe e zhurmshme më bind menjëherë se Shqipëria e sotme nuk mund të krahasohet me vendin që, dhjetë ose pesëmbëdhjetë vjet më parë, njihej nga opinioni evropian vetëm për gjakmarrjet e tij dhe për idenë se populli i saj ishte i pazhvillueshëm.

Mbreti Zog e provoi të kundërtën brenda pak vitesh. Vendi, që ka rreth 1,200,000 banorë dhe territori i të cilit është pothuajse po aq i madh sa Hungaria aktuale, është skenë e një përpjekjeje kombëtare ndërtimi me një madhësi të krahasueshme me atë të Amerikës. Në portet e tij, punimet ndërtimore vazhdojnë me një energji dinamike ; në Tiranë, janë ndërtuar 480 shtëpi të reja brenda dy vitesh; nën drejtimin e inxhinierëve italianë, është vendosur rrjeti hekurudhor kombëtar dhe punimet përgatitore tashmë kanë filluar.

Në rrugët e gjalla të Tiranës, ndesh xhandarë të trafikut si në çdo qytet të madh evropian. Dyqanet elegante dhe kafenetë tërheqin publikun, dhe shkolla të reja hapin dyert njëra pas tjetrës. Gjatë muajit që kalova aty, për shembull, u inauguruan zyrtarisht një shkollë industriale dhe një konvikt për vajza në Tiranë.”

Një vend që nuk e njeh papunësinë

Duke u pyetur për situatën ekonomike të Shqipërisë, Márton Hosszú u përgjigj :

“Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i pasur, me depozita të mëdha nafte dhe minierash. Tokat e saj japin prodhime dy herë në vit; vendi është kështu i destinuar për të lejuar popullsinë relativisht të vogël të jetojë në bollëk. Ndërsa Shqipëria ishte skenë kryengritjesh dhe konflikte të gjakta, kapitalet e huaja nuk guxonin as t’i afrohen. Mbretërimi i Zogut, megjithatë, solli një ndryshim të favorshëm edhe në këtë fushë.

Investitorët e huaj mbërritën në vend, dhe aktiviteti ndërtimor filloi me një ritëm aq të jashtëzakonshëm sa që në Shqipëri — gati e pa shembull në Evropë — sot nuk ka asnjë të papunë.”

Mbret Zog nuk ka kancer të laringut, por vetëm helmim nga nikotina

Ne gjithashtu e pyetëm Márton Hosszú për saktësinë e informacioneve, që riprodhoheshin periodikisht nga shtypi botëror, sipas të cilave Mbreti Zog ishte në gjendje të rëndë, madje vdekjeprurëse, gjë që do të parashikonte rikthimin e anarkisë në Shqipëri për shkak të rivalitetit të pretendentëve për fron.

“Mund të dëshmoj personalisht se Mbreti Zog gëzon një shëndet të shkëlqyer. Është një njeri i gjatë, i hollë dhe i fuqishëm, plot energji. Mbretit i janë bërë dymbëdhjetë poza për portretin, gjë që më lejoi ta vëzhgoja me kujdes dhe të kuptoja mënyrën e tij të të menduarit.

Kam mësuar nga burime të sigurta se i famshmi ‘kancer i laringut’ i përket imagjinatës së pastër. Nuk ishte për këtë arsye, por për shkak të një helmimi relativisht të rëndë nga nikotina, që mbreti shkoi në Vjenë për trajtim mjekësor. Sot është plotësisht i shëruar dhe ka pozuar përpara kanavacës me durim dhe mirësjellje maksimale për ta bërë portretin të përsosur.”

Mbreti dhe hungarezët

“Gjatë dymbëdhjetë bisedave tona, sovrani shqiptar më shprehu disa herë simpatinë e tij më të thellë për hungarezët.

— Unë dua hungarezët po aq sa shqiptarët, — tha ai.

Ai më tregoi se kishte shkuar disa herë në Budapest, qytet që e konsideron një nga më të bukurit në botë. Gjithashtu mësova se gjatë Luftës së Parë Botërore, Mbreti Zog kishte luftuar në krah të Fuqive Qendrore si komandant i një regjimenti shqiptar, me gradën e kolonelit.

Mbreti është gjithashtu një njeri me pamje dhe sjellje jashtëzakonisht tërheqëse. Ai ishte i drejtpërdrejtë dhe i interesuar sinqerisht, duke më bërë shumë pyetje për situatën në Rumani dhe Hungari.”

Një nderim

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, që zgjati nga 12 maji deri më 17 qershor, Márton Hosszú vizitoi gjithashtu Durrësin, ku Mbreti Zog ka një pallat të mrekullueshëm mermeri. Kalaja mbretërore e Durrësit, dikur rezidencë e Princ Vidit, ish-sovran i Shqipërisë, ishte shkatërruar plotësisht.

Pasi përfundoi portretin mbretëror, Zogu I i kërkoi piktorit hungarez të realizonte gjithashtu portretin e nënës së tij. Për mirënjohje të punës së tij, mbreti i dha Kryqin e Komandantit të Urdhrit të Skënderbeut.

Piktori, me ftesë të oborrit mbretëror, do të kthehet sërish në Shqipëri pas disa muajsh.

https://www.darsiani.com/la-gazette/keleti-ujsag-1931-nje-muaj-prane-mbretit-zog-themeluesit-te-shqiperise-moderne-intervista-me-marton-hosszu-piktorin-nga-kolozsvar-i/



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

26 Janar, 2026 10:19 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA

26 Janar, 2026 9:50 am
Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator
Bota

Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator

26 Janar, 2026 9:28 am
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Digjitalizimi, Tabaku: 500 milionë euro për AKSHI-n, shërbimet nuk funksionojnë

26 Janar, 2026 9:22 am
Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, plagosen dy persona

26 Janar, 2026 8:44 am
Stuhia dimërore në SHBA, 7 viktima dhe 800 mijë banorë pa energji elektrike
Bota

Stuhia dimërore në SHBA, 7 viktima dhe 800 mijë banorë pa energji elektrike

26 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026 8:40 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, 26 janar 2026

26 Janar, 2026 8:36 am
370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën
Rajoni

370 kamionë do të bllokojnë pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut të hënën

25 Janar, 2026 10:57 pm
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

25 Janar, 2026 9:09 pm
Para
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë

Trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e ish-deputetit të PS dhe 7 të tjerë

Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj

Kërcënonte me vdekje gruan, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj
















TE FUNDIT

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
26 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën....

Lexo më shumë

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
26 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër udhëheqësit demokratë për krizën e sigurisë pas dy vrasjeve të shtetasve amerikanë nga agjentë...

Lexo më shumë

Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator

Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator
26 Janar, 2026

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se dëshiron të përshpejtojë procesin ligjor për të siguruar që ndalimi i...

Lexo më shumë

Digjitalizimi, Tabaku: 500 milionë euro për AKSHI-n, shërbimet nuk funksionojnë

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
26 Janar, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson dështimi nismën e digjitalizimit të iniciuar nga qeveria, duke theksuar se shpenzimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com