Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1926/ Intervista në hotelin “Moliere” me Visarion Xhuvanin, ish-senator dhe ish-drejtor i gazetës “Skënderbeu”

2024/03/31 at 9:51 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
1926/ Intervista në hotelin “Moliere” me Visarion Xhuvanin, ish-senator dhe ish-drejtor i gazetës “Skënderbeu”

Nga Aurenc Bebja 

“Le Radical” ka botuar, të mërkurën e 3 marsit 1926, intervistën ekskluzive me Imzot Visarion Xhuvanin në Paris mbi angazhimin asokohe të Francës në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Çështjet ballkanike

Franca në Shqipëri

Imzot Visarion Xhuvani, peshkop, ish-senator, ish-deputet dhe ish-drejtor i gazetës “Skënderbeu”, i cili gjendet aktualisht në Paris, na priti në rrugën Molière, në hotelin Molière, ku po qëndron dhe ndaj pyetjeve tona bëri deklaratat në vijim mbi situatën në vendin e tij :

“Për nga pozita e saj gjeografike dhe toka e pasur, Shqipëria ka qenë gjithmonë një qendër tërheqëse për shtetet fqinje.

Nën dominimin turk, ajo ishte në një farë mënyre fushëbeteja e konkurrencës reciproke austro-italiane.

Që kur kemi ekzistuar si komb i pavarur, vendi ynë ka luftuar me vështirësitë që çdo shtet i ri duhet të kapërcejë në fillimet e tij, për të konsoliduar ekzistencën e tij. Duan të na ndihmojnë dhe na ndihmojnë, por patriotët e vërtetë shqiptarë ndjejnë njëfarë shqetësimi duke vënë re mungesën e Francës që ne e duam dhe pjesëmarrja e së cilës do të ishte garancia më e mirë për sigurinë e ekzistencës sonë si një komb vërtet i pavarur.

E shihni, një kompani angleze ka koncesionin ekskluziv për shfrytëzimin e naftës tek ne. Për sa i përket Bankës Kombëtare të Shqipërisë, ajo është formuar, në pjesën më të madhe, me kapital të kompanive italiane, i cili ka përparësi për çdo angazhim industrial dhe të punëve publike në vend. Oficerët italianë kujdesen për organizimin dhe stërvitjen e ushtrisë, ndërsa anglezët për xhandarmërinë.

Megjithatë, do të kishim dashur shumë që oficerët francezë të ishin instruktorë për ushtrinë dhe xhandarmërinë tonë. Ata janë gjithashtu në Poloni, Çekosllovaki dhe vende të tjera. Do të dëshironim gjithashtu ta shihnim Francën më aktive në jetën ekonomike dhe tregtare të Shqipërisë. Vendi im do të fitonte shumë dhe po ashtu edhe Franca. Duke marrë pjesë në punët e vendit tim, Franca do t’i shërbente jo vetëm interesave të saj dhe të Shqipërisë, por edhe kauzës së paqes në Ballkan.

Kapitali francez do të gjente një investim të shkëlqyeshëm në Shqipëri, ku ka shumë gjëra për të bërë: të ndërtojë rrugë, hekurudha, të zhvillojë portet, pa përmendur shfrytëzimin e pasurisë minerale dhe pyjore.

Askush nuk mund të parashikojë me siguri se konfliktet mes popujve nuk do të ndodhin më kurrë. Kjo është arsyeja pse do të ishte në interesin e Francës që të interesohej më shumë për punët e vendit tim.

Mjafton të kujtojmë ngjarjet e luftës për të kuptuar rëndësinë e pozitës gjeografike të Shqipërisë dhe rolin që mund të luante në një ngjarje të tillë.

Organizimi i brendshëm po konsolidohet; Çështjet fetare janë krejtësisht të përjashtuara nga jeta politike dhe nuk ngrenë ndonjë divergjencë mes shqiptarëve katolikë, myslimanë dhe ortodoksë, të cilët janë mbi të gjitha shqiptarë dhe synojnë të jetojnë si vëllezër në shtetin e tyre kombëtar dhe të pavarur. Organizimi fetar i myslimanëve dhe katolikëve është mjaft i mirë. Fatkeqësisht, organizimi i kishës autoqefale shqiptare lë ende shumë për të dëshiruar. Por, shpresojmë që edhe ajo të zgjidhet për nder të ortodoksisë kombëtare shqiptare.

Përfaqësuesi francez në Shqipëri me aktivitetin e tij ka fituar vërtet të gjitha simpatitë dhe vlerësimin e shqiptarëve. Por, besoj se ai do të kishte sukses edhe më mirë në interesin e përbashkët të dy vendeve, nëse do të kishte të njëjtët tituj dhe atribute diplomatike si kolegët e tij nga kombet e mëdha dhe të vogla mike dhe aleate të Francës, të cilët përfaqësohen atje nga ministra të plotfuqishëm.

Pas zgjidhjes së çështjeve më të rëndësishme me popujt fqinjë, shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në paqe me ta dhe të bashkëpunojnë sinqerisht në konsolidimin e gjendjes së punëve në Ballkan në përputhje me parimin “Ballkani për popujt e Ballkanit”.”

Ju sugjerojmë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
Politikë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

15 Tetor, 2025 6:07 pm
Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

15 Tetor, 2025 6:03 pm
Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm

15 Tetor, 2025 4:11 pm
Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
Kryesore

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

15 Tetor, 2025 2:47 pm
Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
Kryesore

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

15 Tetor, 2025 1:43 pm
Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Para
1948/ Riza Lushta, ish-lojtari shqiptar i Juventusit ka nënshkruar në Klubin e Kanës

1948/ Riza Lushta, ish-lojtari shqiptar i Juventusit ka nënshkruar në Klubin e Kanës

Mesatarisht mbi 1400 gjoba në ditë ndaj drejtuesve të automjeteve në Tiranë

Mesatarisht mbi 1400 gjoba në ditë ndaj drejtuesve të automjeteve në Tiranë

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht zonës Schengen

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen pjesërisht zonës Schengen

TE FUNDIT

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
15 Tetor, 2025

Pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj për kërkesën e PD-së që kërkon shkarkimin e tij, ka reaguar kreu i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
15 Tetor, 2025

Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që i ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, në...

Lexo më shumë

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
15 Tetor, 2025

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një deklaratë për mediat nga Tirana, ka zbuluar detaje nga tubimi që do të...

Lexo më shumë

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
15 Tetor, 2025

Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com