Mason Wells, është një 19-vjeçar misionar fetar që mbeti i plagosur nga sulmet terroriste të së martës në Bruksel. Ai ka përshkruar momentet kur shpërthyen bombat në aeroport.
“Një zhurmë e madhe që nuk di nga erdhi, më pas ndjeva anën e djathtë të trupit që mu nxeh, më pas mu ftoh. Pashë se isha mbuluar me gjak. Në fakt gjithë ai pellg gjaku nuk ishte i gjithi i imi”, rrëfen ai.
Wells që nuk e heq Zotin nga goja dhe thotë se falë atij është gjalë tregon se ishte bashkë me tre misionarë të tjerë në Bruksel. /Opinion.al