Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

19 të vrarë nga sulmi izraelit në kampin brenda zonës humanitare

2024/09/10 at 4:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
19 të vrarë nga sulmi izraelit në kampin brenda zonës humanitare

Zyrtarët palestinezë njoftuan sot se nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi tendash brenda zonës humanitare në Rripin e Gazës, ku po strehohen të zhvendosurit e luftës 11 mujore, la 19 palestinezë të vrarë dhe 60 të plagosur. Izraeli thotë se kishte vënë në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit.

Sulmi vjen ndërkohë që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell po viziton Egjiptin nga ku kritikoi Izraelin dhe Hamasin se nuk janë të interesuara të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Sulmi izraelit gjatë natës në një kamp të mbushur me refugjatë vrau të paktën 19 persona dhe la 60 të plagosur, sipas zyrtarëve palestinezë. Kampi në Muwasi është brenda zonës humanitare të përcaktuar nga Izraeli, ku po strehohen qindra mijëra refugjatë të zhvendosur nga luftimet në Rripin e Gazës.

Njoftimet e para të Mbrojtjes Civile të Gazës vinin në dukje se kishin gjetur 40 trupa pas sulmit. Izraeli i mohon këto shifra.

“Na thanë të largoheshim nga Rafahu dhe ne u zhvendosëm bashkë me të gjithë të tjerët. Na thanë të shkojmë në zonat e sigurta dhe erdhëm këtu. Dhe ja shikoni, kjo është ideja e tyre e zonës së sigurt. Izraelitët nuk po lënë gur pa goditur… Djali im ëahtë 4 muajsh. A është ai luftëtar? Kjo nuk është humane”, thotë i zhvendosuri nga Rafahu, Iyad Hamed Madi.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur militantët e Hamasit brenda një qendre komanduese që ishte vendosur në këtë zonë dhe identifikoi tre militantë, të cilët sipas zyrtarëve izraelitë, ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e 7 tetorit të grupit militant, i cili nxiti luftën e Izraelit në Gazë.

Lufta ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në Gazë dhe ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullatës 2.3 milionëshe të territorit, shumica e të cilëve janë detyruar të lëvizin disa herë brenda këtyre 11 muajve dhe po përballen me uri dhe sëmundje ngjitëse. Sipas zyrtarëve palestinezë në Gazë, rreth 40,900 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë.

Përpjekjet për arritjen e një armëpushimi janë bllokuar vazhdimisht nga kërkesat e papranueshme të palëve.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i cili po viziton Egjiptin të martën krahas një delegacioni evropian, akuzoi Izraelin dhe Hamasin se po bllokojnë përpjekjet e ndërmjetëseve ndërkombëtarë për t’i dhënë fund luftës.

“U kemi dhënë përkrahjen tonë të plotë Egjiptit, Katarit, Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje armëpushimi, një armëpushim që është paralajmëruar shumë herë. Jemi pranë, por ende nuk kemi arritur tek ajo pikë. Përse? Thënë troç, sepse ata të cilët po luftojnë nuk janë të interesuar t’i japin fund. Prandaj ata po shtiren… ngaqë qëndrimi i tyre ekstrem po shoqërohet me mungesë ndëshkimi dhe veprimet e tyre nuk po kanë pasoja”, deklaroi ai

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të hënën se janë krijuar kushtet për të paktën një pezullim gjashtë javor të luftimeve, që do të përfshinte lirimin e shumë pengjeve që ende po mbahen në Gazë. Por ai nuk u zotua për një përfundim të luftës, që është edhe kërkesa kryesore e Hamasit./ VOA

Ju sugjerojmë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Para
Ekspertët: Skolioza po prek dhe fëmijët

Ekspertët: Skolioza po prek dhe fëmijët

Rusia: Kemi rrëzuar 144 dronë ukrainas

Rusia: Kemi rrëzuar 144 dronë ukrainas

Hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kandidatët kanë 7 ditë kohë për të aplikuar

Hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, kandidatët kanë 7 ditë kohë për të aplikuar

TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com