Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vite burg të riun suedez, i cili përdori Shqipërinë si tranzit për të trafikuar 19 pistoleta.
Nga hetimet organi i akuzës ka zbuluar se i riu ka qenë thjesht transportues i armëve. Sipas dosjes hetimore ai ka komunikuar me trafikantë në vendin nordik dhe ka rënë dakord që të bënte transportin e tyre.
I riu suedez Rickard Sebastian Vall u arrestua rreth një vit më parë në pikën kufitare të Muriqanit, në linjën e autobusit Kosovë-Gjermani.
Gjatë kontrollit uniformat blu të policisë kufitare gjetën në çantën e 22-vjeçarit plot 19 pistoleta “Glok” 19 mm./ Opinion.al