Qindra qytetarë vlonjatë i janë përgjigjur dje thirrjes së familjes së Kristi Panajotit për një protestë paqësore, në të cilën i bëhej thirrje shtetit të vihen para përgjegjësisë shkaktarët e aksidentit që i morën jetën në aksident 18 vjeçarit.
Ata marshuan përgjatë Lungomares e deri te vendi i tragjedisë, në
kujtim të Kristit, që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 26 nëntorit. Disa orë pas kësaj proteste, në familjen Panajoti ka mbërritur për ngushëllim edhe Kryeministri Rama.
Ai ndodhet prej dy ditësh në Vlorë, dhe në orët e mbrëmjes mësohet
se ai ka mbërritur në familjen e Kristit bashkë me kryebashkiakun Leli dhe deputetin Edmond Leka.