Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

170 maturanët ekselentë vlerësohen me Çertifikatën e Mirënjohjes,Veliaj: Jeni krenaria…

2023/07/10 at 7:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
170 maturanët ekselentë vlerësohen me Çertifikatën e Mirënjohjes,Veliaj: Jeni krenaria…

170 maturanët ekselentë të Tiranës, të cilët shkëlqyen edhe në provimet e Maturës Shtetërore, u nderuan sot në një ceremoni të vecantë me Certifikatën e Mirënjohjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi u shpërndanë këto çertifikata nxënësve ekselentë të Tiranës, i falenderoi të rinjtë, për të cilët tha se janë sot kurora e krenarisë së kryeqytetit tonë.


“Do të ishte mëkat i madh nëse nuk do te gjenim një moment për t’i thënë faleminderit, për t’i thënë ‘bravo ju qoftë’ dhe ‘jemi krenar për ju’ për 170 çunat dhe gocat e Tiranës, që kanë dalë me dhjeta dhe jeni sot kurora e krenarisë së kryeqytetit tonë. Sot më kujtohet një fjalë e famshme e Lincolnit që thoshte: “Unë bëj më të mirën që jam dhe bëj më të mirën që mundem dhe do vazhdoj ta bëj këtë sa të jetë jeta”. Dhe nëse secili bën më të mirën që është dhe më të mirën që mundet, edhe shoqëria do të bëhet me mirë. Ndaj, sot për 170 qytetarë të Tiranës, që kanë bërë më të mirën që janë dhe më të mirën që munden, dhe ajo që janë dhe ajo që munden i bëri të jenë me dhjeta, meritojnë gjithë respektin. Sot janë VIP-at e vërtetë të Tiranës,” tha Veliaj.

Kryebashiaku tha se nxënësit ekselentë do të vijojnë të mbështeten nga Bashkia me bursa studimi.

“Jam gjithashtu krenar që ne kemi vendosur në Bashkinë e Tiranës të rikthenim, siç e kemi rikthyer këto 8 vite, pagesën për nxënësit më të mirë, duke filluar nga 9-vjeçarja. Jo se dikush duhet të paguhet që të mësojë. Nuk është ky thelbi, por thelbi është që ashtu si për më të pamundurit e për më nevojtarët japim asistenca sociale e ndihma ekonomike, edhe për më të mirët, një qytet nuk mund të jetë kurrë i varfër. Dhe për të gjithë ata cinikë dhe skeptikë, për të gjitha ata që ndoshta edhe votojnë kundra nismave të tilla, dua t’i ftoj që të shikoni 170 yje që ndër vite kanë marrë këtë kontribut nga Bashkia e Tiranës, ndoshta vetëm për të blerë më shumë libra dhe më shumë fletore, por gjithsesi një mënyrë që qyteti, ky qytet i madh me 1 milionë halle, me 1 milionë probleme, por dhe me 1 milion mundësi, ka prodhuar 170 diamante dhe ia ka vlejtur çdo qindarkë që ne kemi shpenzuar për mirënjohjen dhe kontributin në këtë sipërfaqe,” nënvizoi Veliaj.

“Eshtë për t’u falenderuar Bashkia e Tiranës për nxitjen e përvitshme që i ka bërë çdo maturanti, me atë fondin e ekselencës, që shumë njerëz mund ta perceptojnë si një shtysë financiare, por është një motiv shumë i mirë për këta nxënës për të vazhduar për të punuar. Unë jam realisht shumë krenar për Tiranën që kemi sot,” tha Egnald Çela, nxënës ekselent i gjimnazit “Qemal Stafa”.

Ndërsa, ministrja Kushi u kërkoi maturantëve të regjistrohen në degët e shpallura prioritet kombëtar nga qeveria shqiptare.

“Ju kërkoj që të vlerësoni programet prioritare, programe që ne i kemi shpallur prioritet kombëtar dhe që të gjithë ata të rinj dhe të reja që studiojnë në këto programe kanë të drejtën që të aplikojnë për bursa studimi sa paga minimale. Është një mbështetje edhe për ju, që të studioni me tarifa zero. Po dhe të merrni pagë minimale mbështetje për ju dhe për familjet tuaja,” tha Kushi.



Ju sugjerojmë

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Para
Dosja e Ahmetajt, si e përfitoi vilën në Palasë nga biznesmeni M.B.

Dosja e Ahmetajt, si e përfitoi vilën në Palasë nga biznesmeni M.B.

Pse ministrat e Brendshëm të Ramës nuk e çojnë deri në fund mandatin?

Pse ministrat e Brendshëm të Ramës nuk e çojnë deri në fund mandatin?

“The Face”: Britanikët kanë zgjedhur Shqipërinë, pavarësisht sulmeve ndaj emigrantëve

"The Face”: Britanikët kanë zgjedhur Shqipërinë, pavarësisht sulmeve ndaj emigrantëve
















TE FUNDIT

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
9 Qershor, 2025

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të...

Lexo më shumë

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
9 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump nisi një sulm të ri ndaj guvernatorit të Kalifornisë dhe kryetarit të bashkisë së Los Angelesit...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
9 Qershor, 2025

Një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me një armë gjahu në fshatin Ura e Shtrejt, Postribë. Sipas informacioneve të para, shtetasi...

Lexo më shumë

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
9 Qershor, 2025

Sipas raportit të INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, në muajin maj 2025 është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com