Policia Rrugore e Elbasanit gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin, me në fokus parandalimin e çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Si rezultat, gjatë muajit gusht janë arrestuar 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, ndërsa në total janë vendosur 8020 masa administrative.
“Sipas policisë, masat administrative të vendosura janë të ndara konkretisht:
3235 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
251 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
49 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
1345 për parakalime të gabuara;
320 për parkime të gabuara;
1532 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”, njofton policia.