16 vjeç dhe me pistoletë në brez. Minoreni është arrestuar nga policia e Tiranës. Rreth orës 02:30 të mëngjesit, ai është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.
Në momentin që ka parë Policinë 16-vjeçari është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”.
Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .
Ndaj tij tani rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”./ Opinion.al