Personi në foto ishte bërë tmerri i vjedhjeve në zonën e Korydallos në Greqi.
Vetëm gjatë dy muajve të fundit ai kishte grabitur me dhunë 16 dyqane. Ai është një 19-vjeçar nga Shqipëria raporton policia greke.
Hetimi policor zbuloi se i akuzuari ka qenë i përfshirë në të paktën 16 raste të vjedhjeve në dy muajt e fundit.
Kryesisht ai ishte fokusuar në dyqane veshjesh të cilat pasi i piketonte gjatë ditës, i grabiste natën duke thyer xhamat ose duke hapur me forcë derën.
Mbi 19 vjeçarin shqiptar rëndojnë vjedhjet të kryera në 9 dyqane veshjesh, 4 ushqimore, një farmaci, një agjenci dhe një dyqan të kujdesit shëndetësor. /Opinion.al