Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Aktualisht në shtetin helen numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 150.
Mësohet se, për shkak të koronavirusit ka humbur jetën edhe ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.
Kremastinos ndodhej ne shpital prej me shume se 1 muaj pasi kishte dhe komplikacione ne rruget e frymemarrjes. Klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-ministrit.
Kujtojmë se Kremastinos ishte mjek në profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek./ Opinion.al