Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të nisë sot një vizitë dy ditore në Kosovë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së saj.
Presidenti Begaj do të pritet nga homologia e tij Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore.
Gjatë vizitës në Kosovë, Begaj do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti, ndërsa po ashtu do të mbajë fjalën e tij në seancën solemn në Kuvendit të Republikës së Kosovës.
16 SHKURT 2023
11:00 – Pritja me ceremonia shtetëror nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu.
11:00-11:45 – Takim mes dy Presidentëve.
16:15-16:45 – Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, SH. T. Z. Albin Kurti
18:00-20:00 – Koncert në Filarmoninë e Kosovës.
17 SHKURT 2023
08:45–08:50 – Vendosje të kurorave në vendprehjen e ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi
09:50–10:00 – Vendosja ceremoniale e kurorës së përbashkët në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz
11:00 – 11:20 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku Presidenti Begaj mban fjalën e rastit.
11:20 – 11:30 – Homazhe në monumentin e Policëve të rënë në detyrë.
11:30 – 11:45 – Nderime në Monumentin Heroinat.
17:00 – 19:30 – Pjesëmarrje në Pritjen Shtetërore të rastit.