Një 15-vjeçar polak ka përfunduar në Spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi.
Sipas uniformave blu mësohet se adoleshenti ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak.
Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./Opinion.al