Policia e Korçës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.
Nga kjo marrëdhënie 14-vjeçarja ka lindur dhe një fëmijë ditën e djeshme. 21-vjeçari i vënë në pranga është marrë në pyetje nga autoritetet dhe ka pranuar se është ai babai i fëmijës.
Konkretisht i riu akuzohe për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.