Një përgjigje krejt e veçantë i ka kushtuar shkollën një vajze 14 vjeçare, pasi kundërshtonte arsyet se pse prezervativi nuk preferohet të përdoret.
Fotoja është postuar nga 21 vjeçarja amerikane Jordan Fridman dhe po bën xhiron në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar përgjigjet e së motrës 14 vjeçare që kundërshtonte arsyet se pse prezervativi nuk preferohet të përdoret.
Argumentit se “Prezevativët janë të trashë, janë të bezdisshëm, i urrej”, ajo iu është kundërpërgjigjur “Ashtu janë dhe fëmijët”.
Argumentit se “Prezervativët janë të shtrenjtë”, ajo i’u është përgjigjur se “Trajtimet për SST dhe fëmijët janë dhe më të shtrenjtë”.
Justifikimit se “Unë nuk kam prezervativ me vete” ajo i është përgjigjur se “As unë se kam vaginën me vete”.
Kjo është dhe përgjigja që asaj i kushtoi shkollën.
Përgjigjet e 14-vjeçares janë pëlqyer shumë nga njerëzit.
Një komentuese shkruante se, “Mund t’ju siguroj se fëmijët janë të rrëmujshëm dhe të shtrenjtë”, ndërsa një tjetër shprehej se “Kjo vajzë meriton çmimin Nobel”.