Baleti është ëndrra dhe pasioni i vjetër i 14 vjeçares Stephanie Kurlou.
Qysh në fëmijëri Stephanie iu dedikua ëndrrës së saj, por pasi familja e saj u konvertua në fenë myslimane, asaj iu desh të hiqte dorë.
Tashmë, babai i vajzës me origjinë australiane dhe nëna me origjinë ruse, kanë nisur një fushatë për mbledhjen e disa fondeve, që do t’i sigurojnë Stephanie një trajnim me kohë të plotë, në një shkollë profesionale baleti.