Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

14 maji/ KQZ nuk regjistron PD e Alibeajt në zgjedhje

2023/03/14 at 5:10 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
14 maji/ KQZ nuk regjistron PD e Alibeajt në zgjedhje

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar PD e Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Celibashi theksoi se kërkesa e PD për t’u regjistruar nuk ka bazë ligjore dhe për këtë aryse nuk mund të bëhet regjistrimi i saj.

Kryekomisioneri theksoi në drejtimin e PD që përfaqësohet nga Alibeaj është ende Lulzim Basha, duke shtuar dhe njëherë mungesën e dokumentacioneve.

Më herët, KQZ la një afat prej 48 orësh për dorëzimin e dokumentacioneve nga ana e Bashës, por PD e Alibeajt refuzoi.

“Meqë nuk ka asnjë dokument tjetër, jemi në të njëjtën situatën si në seancën e shkuar. Dhe meqë nuk kemi kërkesë shtesë, japim gjykimin tonë mbi kërkesën për regjistrimin e PD. Çështja e përfaqësimit ligjor për të paraqitur kërkesën ka qenë në diskutim. Në vlerësimin ligjor, ka disa fakte e pretendime që i gjej të mbështetura në ligj e disa jo. Qëndron që Basha është kryetar i PD, ligjërisht dhe nuk qëndron tjetri se Berisha është ai kryetar i PD. Mbi këtë fakt ka legjitimitet pala e Bashës, ose persona të autorizuar nga ai kanë legjitimitetin për të paraqitur kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor. Por ky autorizim duhet të jetë plotësisht i qartë dhe i plotë. Dokumentacioni për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor, ka një mangësi themelore, deklarata duhet të jetë e nënshkruar nga vetë kreu i PD, por rezulton e nënshkruar nga Alibeaj. Në bindjen time, deklarata solemne është një akt që nënshkruhet vetëm nga kreu i partisë. Sjell si shembull zgjedhjen e presidentit. Për të njëjtën vlerë juridike lidhur me kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor, mbart edhe deklarata solemne. Keni pretenduar se Alibeaj e ka të drejtën të nënshkruajë pasi është i autorizuar nga kreu i partisë, por pretendimi juaj nuk ka bazë ligjore. Si solemniteti edhe urdhërimi nuk mund të delegojnë nëse ligji e parashikon ndryshe, në rast konkret nuk ka. Përgjegjësia e kreut të partisë është e njëjtë me përgjegjësinë e një dëshmitari në proces gjyqësor, që nuk transmetohet te të tjetër, është gjithnjë personale. Nga ju u pretendua se është fakt i njohur se Basha ka dhënë dorëheqjen dhe s’mund të nënshkruajë. Vjen në kontradiktë me veprimet nga ana juaj, në vlerësimin tim nuk ka bazë ligjore. Kur është rasti të legjitimojë ty z. Sefa si përfaqësues Basha është kryetar. Kur ju kërkohet që deri sa është kryetar, duhet të përmbushë detyrimet që i ngarkon Kodi ju sillni në vëmendje pretendimin se ka dhënë dorëheqjen. Në këtë rast duhet që organet e partisë të depozitojnë në gjykatë njoftimet përkatëse, vendimet e mundshme të organeve përkatëse, duhet të depozitohen në regjistrin e partive. Kështu edhe në rastin konkret Basha ka dhënë dorëheqjen prej 2022, prej Bashës nuk ka asnjë dokument në lidhje me administrin e dorëheqjes së tij. Duhet ta kishit depozituar dorëheqjen në gjykatë. Organet e tjera drejtuese, kanë patur rreth një vit kohë për të bërë depozitimet e akteve në regjistrimin e partive, vetëm kështu kushdo tjetër kishte kompetencat e kreut të PD edhe pa qenë kryetar. Në kushtet kur nuk është bërë depozitimi I dorëheqjes, atëherë Alibeaj si nënkryetar mund të pranohet se I ushtron disa kompetenca, por jo të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë e kryetarit. Ndaj në kushtet kur deklarata nuk është sipas ligjit.  Kërkesa e PD për t’u regjistruar nuk ka bazë ligjore dhë nuk duhet të pranohet”,-tha Celibashi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Para
Nuk regjistroi PD e Alibeajt në zgjedhje, Bardhi për Celibashin: Nuk meriton respekt

Nuk regjistroi PD e Alibeajt në zgjedhje, Bardhi për Celibashin: Nuk meriton respekt

KQZ nuk regjistron PD-në, përfaqësuesi i Alibeajt: Shtyu qëllimisht afatet

KQZ nuk regjistron PD-në, përfaqësuesi i Alibeajt: Shtyu qëllimisht afatet

Vdekjet e pjesëtarëve të Wagner-it po u fshihen familjarëve në Rusi

Vdekjet e pjesëtarëve të Wagner-it po u fshihen familjarëve në Rusi

TE FUNDIT

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
15 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se...

Lexo më shumë

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com