Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

14 javë hetime, ja akuza për Ermal Hoxhën dhe grupin e Xibrakës 

2016/03/27 at 10:28 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
14 javë hetime, ja akuza për Ermal Hoxhën dhe grupin e Xibrakës 

Pas 14 muajsh hetime, këtë javë prokuroria ka nisur njoftimin e akuzave për nëntë personat e akuzuar për mbajtje e trafikim lëndësh narkotike. Burime zyrtare të prokurorisë kanë thënë se dosja penale pritet të dërgohet në gjykatë brenda 10 ditëve që vijnë, pasi po formulohet kërkesa për gjykim ndaj të akuzuarve. Në janar të këtij viti prokuroria shtyu afatin e hetimeve me 3 muaj për çështjen, pasi kërkohej kryerja e veprimeve hetimore të mëtejshme për zbardhjen e linjës së trafikut.

Dy prokurorët e çështjes u kanë njoftuar nëntë të pandehurve akuzat e trafikimit të drogës në formën e grupit kriminal të strukturuar. Pas kësaj procedure, të pandehurve do t’u njoftohet dërgimi në gjyq me akuza konkrete sipas rolit që kanë pasur në kryerjen e veprës penale.

ROLET NË TRAFIKUN E KOKAINËS

Sipas Prokurorisë, i pandehur është edhe shtetasi Genci Xhixha, në kërkim, pasi nuk ka qenë e mundur të arrestohej. Ky person dyshohet se ka sjellë në Shqipëri kokainën të fshehur në lëndë kimike për përpunim lëkurash. Në Xibrakë është bërë më pas vecimi i droges. Gentjan Gjonaj i akuzuari tjeter, kishte gjetur vendin e laboratorit bashke me Kelmend e Arian Dalipin, duke marre me qera magazinat ne Xibrake.

Ermal Hoxha, nipi i ish­ -diktatorit Enver Hoxha, lidhje e dorës së parë me Genci Xhixhën, menaxhonte dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno, që bëni veçimin e drogës së mbërritur në tretë­ sira kimike në Shqipëri. Saimir Batku, i kapur me një sasi droge në 14 janar 2015 në Tiranë, ka qenë transportuesi i lëndës nga Xibraka në Tiranë e Durrës për ta nisur në Gjermani, ku pritës dhe shpërndarës më tej i saj ka qenë Ilir Hyseni. I gjithë hetimi filloi pas sinjaleve të ardhura nga Gjermania.

Policia gjermane ishte shqetësuar së tepërmi nga sasia e madhe e kokainës që mbërrinte atje nga Shqipëria prej grupit që furnizonte Ilir Hysenin. Droga mendohet se nisej drejt Gjermanisë e fshehur në automjete, që modifikohej në një servis në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.

HETIMI

Në datat 13 dhe 14 janar 2015, prokuroria dhe policia shqiptare vendosën në pranga nëntë persona, ndërsa sekuestruan rreth 20 kilogramë drogë në laboratorin e Xibrakës dhe në automjetet e nisura prej atij ambienti drejt Tiranës. Nga raportet e vëzhgimit të datës 13.1.2014, rezulton se ka qenë Ermal Hoxha që i ka marrë dy shtetasit kolumbianë nga magazina në Elbasan dhe i ka çuar në Tiranë.

Ermal Hoxha, mëngjesin e datës 14.1.2015, komunikon me një person tjetër në mënyrë që të mundë­ sonte transportimin e dy personave për në Elbasan. Nga bisedat del se personat duhet t’i merrte Kelmendi. Nga raportet e vëzhgimit rezulton se në orën 10:30 Kelmendi ka hyrë ambientet e magazinës me mjetin e tij, nga ku kanë dalë edhe dy persona të veshur me të zeza që ishin shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno. Në këto kushte, duke parë mënyrën se si këta persona vepronin, policia gjyqësore ndërhyri në kushte e flagrancës duke ushtruar një kontroll në magazinë.

Në momentin e ndërhyrjes, aty u gjetën Arjan Dalipi, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Valter Moreno, të cilët u arrestuan në flagrancë, pasi në ambientin e kontrolluar u zbulua një laborator për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike.

Nga kontrolli dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se magazina shërbente për të fshehur një laborator për transformimin dhe përpunimin e substancave që kishin përmbajtje kokaine, të cilat pas kalimit në procese kimike, përmes ndërhyrjes së prekursorëve dhe substancave të tjera kimike, dilnin në një produkt përfundimtar që ishte lënda narkotike e dyshuar si kokainë e gatshme për t’u hedhur në treg.

Në magazinë, u sekuestrua në një peshore një sasi prej 436 gramë, e cila ka karakteristikat e kokainës. Të futura në qese apo thasë u sekuestrua edhe një sasi tjetër lënde pluhur me ngjyrë të bardhë, të përshkruara në detaje në këqyren e magazinës. U sekuestrua e futur në tre thasë një sasi me pluhur të kuqerremtë. I njëjti pluhur u gjend edhe në 30 qese plastmasi. Në fuçi apo enë të ndryshme u gjetën edhe sasi të lëndësh kimike në gjendje të lëngshme apo tretësira, të cilat dyshohet se përdoreshin për procesin e përpunimit të substancës bazë ku ndodhej kokaina. /Panorama

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Berisha denoncon sërish: Shefi i policisë po mbjell kanabis në Vlorë

Berisha denoncon sërish: Shefi i policisë po mbjell kanabis në Vlorë

Ja si i uron Pashkët Lori Hoxha 

Ja si i uron Pashkët Lori Hoxha 

Video/ Shikoni si ngjyrosen me kimikate perimet që konsumojmë përditë

Video/ Shikoni si ngjyrosen me kimikate perimet që konsumojmë përditë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com