Kler Çaku, 13 vjeçe, ka fituar titullin kampione Europe në shah, për moshat deri në 14 vjeç, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama ka uruar kampionet 13-vjeçare.
“Urime kampione! Kler Çaku, 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç”, shkruan Rama.
Çaku u shpall kampione me plot shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur edhe kampione në kategorinë e saj./Opinion.al