Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

13-vjeçari që vjedh, për t’u “kujdesur” për vaktet e 5 motrave të vogla

2018/12/31 at 3:22 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
13-vjeçari që vjedh, për t’u “kujdesur” për vaktet e 5 motrave të vogla

Shumë fëmijë do ta kalojnë mbrëmjen e Vitit të Ri në tryeza të gëzueshme e të bollshme. Me mijëra të tjerë janë të rrethuar nga lodrat që kanë ëndërruar.

Por, kjo nuk është një histori për fëmijë të lumtur. Kjo është historia e trishtueshme e Denisit, djaloshit 13-vjeçar, të cilin skamja e detyron të vjedhë ushqime për mbijetesë.

Denisi kujdeset, përveç vakteve për 5 motrat e vëllezërit më të vegjël sesa ai, edhe për lodrat.

“Kur shkoj në shtëpi dhe babi thotë se s’ka për të ngrënë, unë mërzitem. Dal nga shtëpia dhe filloj kërkoj. Shoh dyqane, në të cilat kujdesem të mos më shohë kamera, e i fus ushqimet në xhup”, thotë Denisi.

Babai i tij punon si punëtor krahu dhe shpesh nuk gjen punë. Kur ishte 8 vjeç, Denisi vodhi për herë të parë një buke dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë sa herë që tavolina është bosh.

“Zakonisht vjedh makarona, qofte dhe ushqimet kryesore që duhen për në shtëpi. Për motrat e vëllezërit kam vjedhur ushqime, lodra. Sigurisht që edhe policia më ka shoqëruar në komisariat”, thotëi riu.

Si Denisi ka mjaft raste fëmijësh të mitur, të cilët nuk merren nën përgjegjësi penale. Por, sapo ata mbushin 14 vjeç dërgohen si të pandehur në gjykatë. I tillë është edhe rasti i Vandamit dhe Marselit. Të dy ata janë nën akuzë për vjedhje.

Vandami dhe bashkëmoshatari i tij, që të dy 15-vjeçarë, i rrëmbyen çantën një gruaje, në të cilën ajo kishte 2.500 lekë. Bashkëpunëtorë me ta ishin edhe dy fëmijë nën moshë për përgjegjësi penale, ndaj ata nuk do të gjykohen.

“Ata kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen prej 2.500 lekësh. I kanë ndarë nga 500 lekë për secilin, ndërsa 500 lekët që tepruan i konsumuan për të blerë ushqime”, është shprehur prokurori Gjergji Tako.

Edhe për pak muaj Denisi u shpëton hetimive, vetëm nga fakti që nuk ka mbushur ende 14 vjeç. Megjithatë, ai nuk ka frikë nga burgu, por nga uria. Për shkak të varfërisë Denisi braktisi shkollën, e tashmë atij i ka ngelur vetëm një dëshirë.

“S’dua të shoh familjen time të thotë se s’kemi sot ushqime për të ngrënë”, tha Denisi.

Burimi: Top Channel

Etiketa: 13 vjecari5 motrat e voglavaktet e ushqimitvjedhja

Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat
Kryesore

Rikthimi në detyrë i Ballukut, Berisha: Do mbledhim kryesinë dhe do nisim protestat

12 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 Dhjetor, 2025 4:24 pm
Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

12 Dhjetor, 2025 4:17 pm
Para
Paloka: U desh denoncimi i një “horri” që një përdhunues të arrestohet

Paloka: Rama punësoi 350 trafikantë në 5 vjet

Express: 200 shqiptarë të arrestuar çdo muaj në Britani

Express: 200 shqiptarë të arrestuar çdo muaj në Britani

Arrestimi i Jembellit, Lleshaj: Forcës së Ligjit s’mund ti shmanget askush

Arrestimi i Jembellit, Lleshaj: Forcës së Ligjit s'mund ti shmanget askush

TE FUNDIT

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com