Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

13 pikëpyetjet e Aurel Plasarit për fenë në shkollë

2016/04/13 at 2:00 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
13 pikëpyetjet e Aurel Plasarit për fenë në shkollë

Nga AUREL PLASARI


Në një shtet laik dhe, sidomos, të themeluar si laik, lënda e historisë së feve nuk ka se përse të mos ketë vendin e vet në programet arsimore. Në gjendjen e sotme problematike të kulturës shqiptare, specialistëve të arsimit nuk do t’u shkonte qëndrimi i aristokratëve francezë që mburreshin: “Ne kemi Voltaire­in, populli ka meshën…”. Kusht parësor i konceptimin dhe trajtimit në shkollë të një lënde të tillë do të ishte karakteri i saj shkencor, që do të thotë në këtë rast jofetar. Më shqip: një lëndë shkencore e pandikuar as nga mësimet e Kishës, as nga ato të Xhamisë, si dhe të çdo tjetër institucioni fetar.

Variantet fetare të historisë së feve, që kanë të drejtën e tyre të ekzistimit, e kanë edhe të drejtën e transmetimit si mësime ndër shkollat fetare. Për ç’i takon tekstit të një lënde të tillë, mendoj që përkthimi i ndonjë teksti të huaj, të zgjedhur sidokudo, nuk do të rezultonte me vlerë: do t’i jepte nxënësit shqiptar do ide të përgjithshme për historinë e feve, vërtet, ndërsa nuk do t’i mësonte gjë as për përthyerjen e historisë së feve në historinë kombëtare dhe as për realitetin në të cilin nxënësi jeton dhe mëson. Vetëm disa prej vështirësive që mund të qesë përpara konceptimi dhe trajtimi i një lënde të tillë në realitetin shqiptar po i paraqes, në formë shembujsh, si vijon:

1.­ A do të trajtojë një lëndë e tillë periudhën e politeizmit, të zotave të shumtë të Antikitetit jo vetëm në Greqinë e Vjetër dhe Romën, por edhe në Ilirinë, çfarë përkon me paganizmin? Fetë e mëdha, në përgjithësi, dhe sidomos Kisha tradicionalisht i janë kundërvënë paganizmit gjithë shpërfillje e përçmim, për të mos thënë që e kanë luftuar. Ndërkaq paganizmi meriton të trajtohet si kulturë me vlerat e veta dhe prurje e veta në qytetërimin europian në të cilin jetojmë, veçan për ç’i takon historisë së feve.

2.­ A do ta trajtojë një lëndë e tillë realitetin historik simbas të cilit, mbas shekujve të parë të përndjekjes së egër të të krishterëve, sapo që krishterimi u shndërrua në fe zyrtare nga Perandoria, ai filloi përndjekjen pothuaj po aq të egër të jotëkrishterëve, d.m.th. të paganëve: duke ua përdhosur tempujt, duke ua rrëzuar shtatoret e zotave, deri duke përdorur “Dekretet teodosiane” për t’i ndëshkuar edhe administrativisht ata që nuk e pranonin fenë e re? Ka muze të Europës në të cilët mund të kundrohet edhe sot një vegëlz e çuditshme prej druri, me anë të së cilës atyre që nuk pranonin “fenë e re” u mbahej goja hapur përdhuni për t’u dhënë “kungimin”. Etj. Pyes: A nuk do të protestonin institucionet fetare për këtë trajtim të historisë së feve?

3.­ A do ta trajtojë një lëndë e tillë atë proces historik të pamundësisë së krishterimit për t’ua fshirë gjurmët besimeve pagane duke i zëvendësuar tempujt paganë me tempuj të krishterë? Duke i mëveshur festat e stërlashta pagane me festa të veta kur nuk i zhduku dot? Për shembull: duke i mbivendosur festës së stërlashtë të pranverës (ekuinoksit pranveror) një festë të krishterë? Ashtu siç i mbivendosi festës së stërlashtë të dimrit (ekuinoksit dimëror kur më 25 dhjetor dita fiton fuqi e nis të zgjatet ndaj natës) datëlindjen e z. Krisht? Dhe plot shembuj të tjerë, të cilët dëshmojnë paradoksin se si, në vend që të krishterizohej paganizmi, u paganizua krishterimi? Afërmendsh që nuk mund të mos trajtohet ky proces në një lëndë të tillë, por a nuk do të protestonin për këtë trajtim institucionet fetare?

4.­ A do të trajtohet ashtu siç do të duhej, d.m.th. në bazë burimesh historike, realiteti i vërtetë i përhapjes së krishterimit në Ilirik, dhe jo vetëm në bazë burimesh ungjillore, siç përsëritet rëndom duke u mbështetur në një citat prej njërës nga Letrat e Shën Palit/Pavlit, kur gjuhët me të cilat ai mund ta përhapte “lajmin e mirë” dihet që nuk ishin veçse ajo armaike dhe ajo greke…?

A do të thuhet në një lëndë të tillë shkencore që Letrat e Palit/ Pavlit janë të vëna në dyshim prej Shkollës Biblike të Tubingenit etj. si hartime të mëvonshme dhe jo të kohës për të cilën bëjnë fjalë? Ose thënë ndryshe: A do të pranohen për realitetin shqiptar tezat historike të albanologut Peter Bartl për përhapjen e krishterimit në Ilirik disa shekuj më vonë se koha e Palit/Pavlit dhe jo në kohën e tij? Dhe atëherë përsëri pyetja: A nuk do të protestonin për këtë trajtim institucionet fetare?

5.­A do të mbahej, në një lëndë të tillë, qëndrim shkencor ndaj të quajturit “Donacion i Kostandinit”, dokument nëpërmjet të cilit Kisha e Romës ka pretenduar që perandori Kostandin në shek. IV i kishte njohur asaj të drejtën e “pushtetit tokësor”? Përndryshe si do t’i bëhej me humanistin Lorenzo Valla (1404­1457), i cili qëndron në themelet e përbashkëta të filologjisë dhe historiografisë? Me veprën Mbi dhurimin e rremë të perandorit Kostandin Valla vërtetoi në rrugë filologjike dhe njëherësh historike që i ashtuquajturi dokument ishte një apokrif i sajuar në shekujt VIII ose IX. Pra qysh në shek. XV ai përuroi vënien në dyshim shkencor të çfarëdolloj autoriteti, sado i lartë të ishte ai. Po sot: a do t’i tolerojnë institucionet fetare të vërteta të tilla në një lëndë të re mësimore, për shembull Kisha nën mësimet e Gjon Palit II për respektimin e dijeve shkencore?

6. ­A do t’u jepet vend në një lëndë të tillë lindjes, përhapjes dhe zhvillimit të herezive fetare, – sepse kanë pjesën e tyre edhe ato në historinë e feve, – të cilat gëluan në Ballkanin mesjetar përfshi edhe Shqipërinë: mesalinianë, pavlikanë, torbeshë, babunë, bulgër, kudugjerë etj. sidomos bogomilë, e shumta syresh të ngritur sa kundër Kishës bizantine aq edhe kundër pushtetit perandorak bizantin, derisa në Itali heretikët, që nga shek. XIII të paktën, i mbiquajtën Albanesi apo Albanenses? Ndër të rrallët që i ka studiuar, Shuteriqi madje ka qenë i mendimit që Arbëria mesjetare të ketë përbërë epiqendrën e lëvizjes “së re” heretike të Europës dhe jo vetëm kaq: por shpesh pikërisht lëvizjet heretike t’u ketë dhënë shkas fillesave të shkrimit të gjuhëve të popujve të shtypur, edhe pse mund të jetë fjala për tekste tanimë të shkatërruara me hekur dhe zjarr.

7 .­A do të trajtohet si do të duhej historia e ndarjes së Kishave, të cilën ka shkrues fanatikë që nuk e pranojnë si të tillë duke ngulmuar që ishte “njëra kishë” që u nda nga tjetra dhe anasjelltas? Sado t’u citosh fanatikëve të tillë autorë ndër më seriozët, që kanë trajtuar pikërisht historinë e “ndarjes së Kishave”, a nuk do të vijojnë të protestojnë ata?

Kam pas parapëlqyer të përdor njërin ndër historianët më autoritarë të ndarjes së Kishave, Louis Duchesne (1843­1922): prift ishte edhe ai, por pati qëlluar edhe dijetar, filolog, sidomos historian kritik i krishterimit. Punimi i tij Iliriku kishtar mbahet ende në themelet e studimit të historisë kishtare të Ilirisë dhe Arbërisë dhe asnjë historian serioz i kësaj historie nuk ka bërë dot pa të, d.m.th. as që ka dashur t’ia dijë për ndonjë “Indeks” të institucionit fetar. E pra vepra e tij titullohet pikërisht Les Églises séparées: “Kishat e ndara”.

8. ­A do të trajtohej në një lëndë të tillë relativizimi i besimit fetar tek arbërit/shqiptarët në kundërvënie me besimtarinë fanatike të propaganduar jo rrallë? E kam fjalën për atë relativizim besimi i cili, së toku me kthyeshmërinë e shpeshtë të tyre gjatë Mesjetës nga njëra Kishë te tjetra, nga njëri konfesion te tjetri, do të lehtësonte më vonë edhe përqafimin e një feje të re.

Në një nga polemikat e tij Kr. Frashëri pati numëruar raste të mjaftueshme të këtij relativizimi fetar, që fanatizmin fetar e zhvlerëson, duke filluar nga radhët e aristokracisë arbërore: Karl Topia, katolik i lidhur me Avinjonin, ndërtoi manastirin ortodoks të Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit, ku u varros edhe vetë; Balsha II, katolik roman, lidhi martesë me Komnenën, bijën e Aleksandër Komnen Asenit, ortodoks i kishës bullgare; vëllai tjetër i tij, Gjergj Balsha, u martua me Marien, bijën e Andrea Muzakës, ortodoks i kishës bizantine; vetë ky Muzakë kishte marrë për grua Eufeminë, motrën e zotit të Vlorës, ortodoks i kishës bullgare. Etj.

Konkluzionin më të saktë duket ta ketë pas formuluar Šufflay: “Nga fanatizmi fetar, që ndoshta edhe mund të ketë shkaktuar mësimi i vjetër i Kuranit dhe propaganda moderne katolike ndër shqiptarët e sotëm, në Mesjetë nuk ka pasur shenjë në Arbëri. Përkundrazi, shpesh duheshin injeksione nga ana e papës për t’i ngritur arbërit katolikë kundër ortodoksizmit, të cilit ata nuk ia patën ndier kurrë aq thellë rëndësinë dhe kundërtezat. Vetëm rreziku turk, që kishte depërtuar thellë në shpirtin e aristokracisë, i shndërroi për njëfarë kohe arbërit në mburojë të kuptueshme të katolicizmit përkundrejt islamit dhe i bëri ata të harrojnë për një kohë të gjatë çdo kundërshti me vëllezërit bashkëluftues ortodoksë”. Mund t’i shtohet këtij konstatimi edhe ai i Ferrarit, i cili ka mbrojtur idenë që këto dy tradita fetare – “lindore si shumicë dhe perëndimore si pakicë” – të mos kenë përbërë dy konfesione të ndryshme, por një konfesion të vetëm: “Një ndarje e vërtetë fetare mes ortodoksësh dhe katolikësh është dukuri që nuk ka më shumë se dy shekuj jetë, e shkaktuar nga një zbatim i keq i dekreteve të koncilit tridentin”. Ç’qëndrim do të mbanin sot institucionet përkatëse fetare ndaj konkluzionesh të këtilla nëse do t’i ndeshnin të formuluara në një lëndë mësimore?

9.­ A do të trajtohet dot mbi baza historike depërtimi në Shqipëri i Islamit dhe përqafimi i tij prej një pjesë jo të vogël shqiptarësh, d.m.th. fendërrimi? Deri më sot këtë histori e kanë shndërruar në çështje sherri: jo u bë “me dhunë”, jo u bë “pa dhunë”, ndërsa realitetet historike dëshmojnë në shekuj të ndryshëm situata shumë më të ndërlikuara. Për shembull: fendërruesit e parë qenë vetë përfaqësuesit e aristokracisë arbërore, për të cilët fendërrimi ishte mjet për të mos u deklasuar, për të mos rënë nga klasa, më thjesht: për të mos humbur zotërimet, çfarë nuk ishte gjë e vogël, apo jo? Burimet historike të kohës dëshmojnë se pothuaj çdo familje aristokratike arbërore pati pinjoj që ndërruan fenë qysh herët për të ruajtur pikërisht statusin klasor: Dukagjinët më të parët dhe më të shumët me rreth 7 pinjoj, Muzakët me 2, Thopiat me 1 ose me 2, Arianitët me së paku 2, Spatat e jugut me një Jakub Spata, Kurtikët me disa pinjoj, vetë Kastriotët me 2 nipër të Skënderbeut (të bijtë e Mamicës), nëse nuk llogaritet Hamza dhe nuk shtohet më vonë “Skënderbeu i ri”, që më 1502 gjeti strehë te turqit mbas dështimit të sipërmarrjes çlirimtare në Arbëri.

Vetëm më vonë, me kalimin e shekujve, fendërrimi u bë masiv, zbriti në nivelet e ulëta të popullsisë për llogari nga më të ndryshmet, përfshi taksa e tagra, ndonëse pa përjashtuar edhe simpati ndaj “fesë së re”. Në këtë situatë të ndërlikuar do të duheshin trajtuar mandej edhe “laramanët”, dukuri që ende nuk njihet sa do të duhej, “kriptokristianët” si ata të Shpatit etj., pavarësisht qëndrimeve që mund të mbajnë ndaj tyre institucionet e sotme fetare.

10. ­A do të zërë vendin e duhur në një lëndë të tillë lindja dhe konsolidimi i bektashizmit, me peshën e vet origjinale edhe mbi historinë politike të Shqipërisë? Lulëzimi i tij në radhët e trupave të jeniçerëve, ish­çunakë të krishterë të shkulur nga prindërit e popujve të nënshtruar si “taksë gjaku” (Devshirmek), dëshmoi që me gjithë indoktrinimin e tyre fetar, diçka nga trashëgimia e “fesë së të parëve” kishte mbetur: së paku sa për t’i dhënë shkas rebelimit ndaj Islamit dhe sa për të dalë sekt më vete. Jo më kot teoricieni mësues i tyre u bë Naimi me Fletoret e Bektashinjet. Jo më kot kryevendi i tyre u bë Shqipëria.

Jo më kot nën turkokracinë rrjeti gjysmilegal i teqeve u bë bazë e lëvizjet së Rilindjes Kombëtare, e organizmit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit veçan. A do të mund të mësohej dot një histori e feve në Shqipëri pa implikime të tilla kombëtare, madje edhe politike?

11. ­A do të trajtohen në një lëndë të tillë tiparet që mori në Shqipëri si krishterimi, ashtu edhe Islami e bektashizmi, duke u ndikuar nga elemente të larushitura të antropologjisë kulturore të shqiptarëve? Edhe duke u ndërthurur me to? Në një lëndë të tillë, me karakter kombëtar, mendoj që ndërdepërtimet jo vetëm mes konfesioneve, por edhe mes feve kanë më shumë rëndësi sesa – me tërë respektin e dukur – fjalimet e z. Krisht në mal ose të z. Muhamet më Medinë. Mirëpo: si do të reagojnë institucionet fetare që kanë ngulmuar dhe ngulmojnë ende vetëm në aspektin “universal” të besimeve përkatëse?

12.­Nuk di të them se si dhe sa do të mund të zinin vend në një lëndë të tillë të historisë së feve idetë e ateizmit: diç nga tiparet e ateizmit shqiptar, sidomos atij politik, sigurisht që nuk mund të përjashtohet. Por ajo çfarë ka vlera më shumë është: A do t’i jepet vendi i duhur në një lëndë të tillë lindjes dhe forcimit të ideve laike, mandej parimeve të laicizmit social e politik, të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit në të cilin vijojmë të jetojmë edhe sot?

13. ­Dhe pyetja e fundit: A do të gjenden në stafet mësimore mësues të formuar që t’ua transmetojnë nxënësve një lëndë të tillë, deri më tani hipotetike? Dhe: ku do të ishin formuar ata, ose ku do të mund të formohen? Edhe pse parashtrova vetëm disa prej vështirësive që mund të qesë përpara konceptimi dhe trajtimi i një lënde të tillë në realitetin shqiptar, mund të kem formuluar ndoshta padashtas disa nga tezat për një mundësi hartimi të lëndës në fjalë, të cilat afërmendsh që janë të diskutueshme.



Ju sugjerojmë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
Bota

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

19 Maj, 2025 3:49 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
Bota

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

19 Maj, 2025 2:47 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Lindjet/ Rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Aktualitet

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

19 Maj, 2025 2:20 pm
Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike
Aktualitet

Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike

19 Maj, 2025 2:08 pm
Para
Kjo ishte dashuria e Aurela Gaçes në moshën 26-vjeçare 

Video/ Shikoni si dukej Aurela Gaçe në moshën 9 vjeçare

Habit Devis Muka: Seks bëj çdo një orë…

Habit Devis Muka: Seks bëj çdo një orë...

Tritoli tek farmacia e babait të Tahirit pa autorë. Lirohen Gjuta e Bruka

Tritoli tek farmacia e babait të Tahirit pa autorë. Lirohen Gjuta e Bruka

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
19 Maj, 2025

Do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Europiani për 17-vjeçarët. Kështu, UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare turneun...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
19 Maj, 2025

Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Në një prononcim për gazetarët, avokati Genc Gjokutaj theksoi se...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim në Institucionin e Presidentit Kursin e Lartë të Sigurisë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com