TIRANE-Plot 128 miliardë lekë është abuzimi që kanë bërë pushtetarët me paratë e shtetit në 4 vite. Shifra u bë publike nga Bujar Leskaj gjatë analizës së punës së KLSH-së.
“Në 4 vitet e fundit dëmi ekonomik është 8 herë më i madh se periudha parardhëse”, ka deklaruar më tej Bujar Leskaj.
Ai ka nënvizuar se, në 4 vitet e fundit kallëzimet penale janë rritur me 3.2 herë, por sipas tij ka pasur një pandëshkueshmëri të zyrtarëve të akuzuar. “Shumë zyrtarë mbahen në administratë edhe pse kanë bërë shkelje”, ka thënë kreu i KLSH-së.