Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky nënshkruan ligjin që kufizon pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

2025/07/23 at 9:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky nënshkruan ligjin që kufizon pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj që kufizon pavarësinë e dy agjencive kryesore kundër korrupsionit: Byrosë Kombëtare kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit (SAPO).

Zelensky mori vendimin pavarësisht protestave dhe kritikave nga aleatët evropianë të Ukrainës.

Qindra qytetarë protestuan më 22 korrik në qendër të Kievit, duke i kërkuar presidentit që ta refuzonte ligjin. Ata thanë se ligji ishte miratuar me nxitim dhe se i hapte rrugë ndërhyrjes së Qeverisë në hetimet për korrupsion. Protesta kishte edhe në Dnjipro dhe në qytete të tjera.

Ligji u miratua nga 263 deputetë në Parlamentin ukrainas, i cili ka gjithsej 450.

Përndryshe, NABU heton rastet e korrupsionit në institucionet shtetërore, ndërsa SAPO ndjek penalisht rastet e tjera të korrupsionit. Që nga themelimi në vitin 2015, NABU ka nxjerrë në pah raste të rënda korrupsioni që kanë përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Në video-adresimin e tij të përditshëm, Zelensky tha se infrastruktura anti-korrupsion e Ukrainës duhet të pastrohet nga ndikimi rus, duke shtuar se NABU dhe SAPO do të vazhdojnë punën e tyre.

“Është gjithashtu e rëndësishme që prokurori i përgjithshëm të jetë i përkushtuar për të siguruar llogaridhënie të vërtetë për ata që shkelin ligjin. Kjo është ajo që i duhet vërtet Ukrainës”, tha ai.

Bashkimi Evropian e përshkroi vendimin e Parlamentit ukrainas për të miratuar projektligjin si një “hap serioz prapa”.

“Shkatërrimi i garancive kryesore që mbronin pavarësinë e NABU-së është një hap serioz prapa”, shkroi komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në X. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me Ukrainën për reformat e nevojshme në sundimin e ligjit dhe përparimin në rrugën drejt BE-së”, shtoi ajo.

Ligji, i propozuar nga partia në pushtet e Zelenskyt, e bën prokurorin e përgjithshëm udhëheqës de facto të SAPO-s, duke ia hequr kompetencat kreut aktual të kësaj agjencie kundër korrupsionit.

Po ashtu, ligji i mundëson prokurorit të përgjithshëm t’i mbyllë në mënyrë të njëanshme rastet që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe i jep atij të drejtën t’i transferojë hetimet e NABU-së tek agjenci të tjera. “Me këtë vendim, Parlamenti, jo vetëm që i heq shoqërisë njërën nga arritjet më të mëdha që nga Revolucioni i Dinjitetit – institucionet e pavarura kundër korrupsionit – por gjithashtu minon besimin e partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës”, thuhet në një reagim të organizatës Transparency International Ukraine, pas miratimit të ligjit.

Transparency International tha se nëse Zelensky nuk i vë veto ligjit, ai “do ta ndajë përgjegjësinë me Parlamentin për çmontimin e infrastrukturës kundër korrupsionit në Ukrainë”. REL

Ju sugjerojmë

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

23 Korrik, 2025 5:43 pm
Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
Rajoni

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

23 Korrik, 2025 5:30 pm
Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

23 Korrik, 2025 5:16 pm
“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
Aktualitet

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

23 Korrik, 2025 5:07 pm
KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…
Politikë

KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…

23 Korrik, 2025 4:51 pm
Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Britania sanksionon dhjetëra persona, përfshirë një shqiptar

23 Korrik, 2025 4:35 pm
Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
Kryesore

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

23 Korrik, 2025 4:27 pm
Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
Aktualitet

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

23 Korrik, 2025 4:15 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Para
29 shtatori, data vendimtare për Erion Veliajn! Pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat

29 shtatori, data vendimtare për Erion Veliajn! Pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

TE FUNDIT

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
23 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe...

Lexo më shumë

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
23 Korrik, 2025

Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar...

Lexo më shumë

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
23 Korrik, 2025

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi mesditën e së mërkurës në zonën midis Kretës dhe Antiquityra...

Lexo më shumë

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
23 Korrik, 2025

Shqipëria, një vend ballkanik jashtëzakonisht piktoresk, si Kroacia, nuk është vetëm një destinacion bregdetar, por edhe një trashëgimi e rëndësishme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com