Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

12-vjeçari vjedh kursimet e familjes nën efektin e drogës, lirohen adoleshentët

2024/01/23 at 9:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
12-vjeçari vjedh kursimet e familjes nën efektin e drogës, lirohen adoleshentët

Lidhur me aktin e denoncuar në “Stop” në Tv Klan, të 5 adoleshentëve që shantazhuan dhe droguan shokun e tyre për ta detyruar më pas të vidhte kursimet e familjes, policia e Korçës dhe OPGJ Andi Shuli duket se e kanë manipuluar këtë çështje. Adoleshentët, autorë të krimit, janë marrë në pyetje por janë lënë të lirë me pretendimin se paratë ua ka dhënë vetë 12-vjeçari.

OPGJ-ja nuk ka sekuestruar telefonat e të miturve për të zbuluar prova të mundshme të shantazhit. Të miturit gjithashtu nuk i është bërë test droge dhe nuk është asistuar me psikolog gjatë marrjes në pyetje.

Babai Artan Sedaras: Alo, përshëndetje…Andi, Tani jam…

OPGJ Andi Shuli: Po, urdhëro, ëëëhh…

Babai Artan Sedaras: Jam Artani nga Goskova.

OPGJ Andi Shuli: Ë vëlla, se jam me leje jam në shtëpi…

Babai Artan Sedaras: Mirë o, mirë dakord, që je me leje. Për fëmijët ç’bëre? Për atë të drogës?

OPGJ Andi Shuli: Po ik o burrë, interesohu në Prokurori Korçë të keqen lali! Mos më ashtu, se jam në shtëpi..! Hajde!

Babai Artan Sedaras: Po mirë o mirë po unë kam hall o vëlla…e mbylli.

Nga ana tjetër, as prokurorja Ermira Prifti nuk ka pyetur babain dhe 12-vjeçarin. Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregon për “Stop” në Tv Klan mangësitë në këtë rast skandaloz.

Ervin Karamuço: Analiza toksikologjike, nëse pretendohet që personi ka qenë nën ndikimin e narkotikëve menjëherë kërkohet analiza e menjëhershme se duhet ta dini që ato brenda pak ditësh nuk bëhen më evidente dhe nuk dalin në analizë. Qelizat celular, duhet patjetër të merren tabulatet, të shikohen dhe të sekuestrohen telefonat, të hapen dhe të shihet komunikimi midis grupit se si ka funksionuar dhe nëse ka pasur një planifikim të tillë.

Nga ana tjetër duhet të zhvillohen hetime edhe për kopjen e çelësit. Kush është personi i besuar i cili ka  hyrë në shtëpi dhe ia ka marrë gjyshit të tij çelësin i cili më parë është bërë kopje? Sepse kjo na nxjerr që nuk është vetë fëmija, i mituri por një person tjetër dhe a është ky grupi që ka menduar kaq mirë, në mënyrë intelektuale, kaq të pjekur gjithë këtë plan apo unë dyshoj, që ka një person tjetër që i ka shfrytëzuar për të përvetësuar paratë në kasafortë.  Nuk di në rastin konkret pse kanë munguar këto por mua më ngjan sikur duan ta mbyllin si çështje.

Valbona Treska, kryetarja e Urdhrit të Psikologut thotë se ky fëmijë duhet të ishte asistuar pasi trauma e tij është e rëndë dhe veç shumës monetare, rrezikon edhe humbja e tij si personalitet./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!
Aktualitet

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!

30 Qershor, 2025 9:44 am
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
Bota

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

30 Qershor, 2025 9:34 am
Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
Aktualitet

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

30 Qershor, 2025 9:28 am
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Para
Ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit

Ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit

Premtime dhe gënjeshtra, hëna e plotë në Binjak ‘vështirëson’ javën për 4 shenja

Horoskopi për sot, 24 janar 2024

Ulje temperaturash dhe ngrica në rrugë, parashikimi i motit për sot

Nis tërheqja e masës së ftohtë siberiane, temperaturat ulen deri në -5°C

TE FUNDIT

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!

Nis sot në GJKKO procesi për “Partizanin”/ Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash!
30 Qershor, 2025

Ditën e sotme nis në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë gjyqësore në...

Lexo më shumë

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa...

Lexo më shumë

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik
30 Qershor, 2025

Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit...

Lexo më shumë

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor, 2025

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com