Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës së një jave. Sipas të dhënave gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 17 persona, për vepra penale të ndryshme që lidhen me qarkullimit rrugor.
Janë vendosur 11.910 masa administrative:
- 43 masa për xhama të zinj.
- 834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
- 476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
- 35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
- 8409 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
- 7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
- 61 raste për tejkalim shpejtësie.
- 8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.