Atmosfera e festës së flamurit duket se është ndjerë edhe në Prishtinë, ku kryeqyteti është stolisur me flamujt të Shqipërisë dhe Kosovës.
Përqëndrimi kryesor është në Prekaz ku bëhen homazhe nga përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të ndryshëm për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, ku ndodhet edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Mësohet një pjesë e qytetarëve kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Pavarësinë, ndërsa të tjerë po shijojnë atmosferën kuq e zi në qytetet e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës ndodhet në Vlorë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit krah përfaqësuesve të lartë të shtetit shqiptar, mes të cilëve Kryeministri Edi Rama.