Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar popullin shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.
Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, selia diplomatike shkruan se në këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme të vendit tonë.
“Urime popullit shqiptar nga Ambasada Amerikanë në 111-vjetorin e Pavarësisë!”
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikan kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkruan ambasada e SHBA-së.